“Dogecoin një skemë piramidale.” Elon Musk, Tesla dhe Space X përfundojnë në gjyq - Business Magazine Albania

“Dogecoin një skemë piramidale.” Elon Musk, Tesla dhe Space X përfundojnë në gjyq

Elon Musk, SpaceX dhe Tesla u paditën për 258 miliardë dollarë me pretendimin se ata janë pjesë e një skeme shantazhi për të mbështetur kriptomonedhën Dogecoin.

Keith Johnson, “një qytetar amerikan, i cili u mashtrua nga Skema piramidale e kriptove “Dogecoin”, paditi Musk dhe kompanitë e tij, duke pretenduar se ato kanë ndërmarrë hapa shantazhues për të fryrë çmimin e Dogecoin.

“Të pandehurit mendojnë se Dogecoin është një investim legjitim, kur nuk ka fare vlerë,” tha Johnson në ankesën e tij, të paraqitur të enjten në gjykatën federale në Manhattan.

Lexo edhe: Dogecoin rritet me 9% pasi Elon Musk thotë se kriptomonedha mund të përdoret për të blerë mallra nga Tesla

Johnson po kërkon të përfaqësojë një klasë njerëzish që kanë humbur paratë e tregtimit në Dogecoin që nga prilli 2019. Ai kërkon 86 miliardë dollarë dëmshpërblim, plus dëme të trefishta prej 172 miliardë dollarësh, si dhe një urdhër që bllokon Musk dhe kompanitë nga promovimi i Dogecoin, duke deklaruar se tregtimi i Dogecoin përbën kumar sipas ligjit të SHBA dhe Nju Jorkut.

Musk nuk iu përgjigj menjëherë e-maileve që kërkonin komente mbi padinë. Përfaqësuesit e SpaceX dhe Tesla, dhe këshilltari ligjor i Teslës, gjithashtu nuk u përgjigjën menjëherë.

Dogecoin po tregtohej të enjten me rreth 5 cent dhe ka rënë rreth 67% këtë vit. Ai u rrit deri në 74 cent vitin e kaluar përpara se të binte në këto nivele.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0