Do të lini punën? Ja si të shkruani një shënim të përsosur për largimin tuaj

Do të lini punën? Ja si të shkruani një shënim të përsosur për largimin tuaj



Ju keni pranuar një punë të re. U kthyet për letrën tuaj të dorëheqjes dhe gjërat tuaja që keni lënë në tavolinën e punës. Ka vetëm një gjë për të bërë në ditën e fundit të punës, “Shënimi i lamtumirës”. Kjo është gjëja e fundit që do të bëni në atë zyrë prandaj bëjeni mirë. “Njerëzit me të cilët punuat janë lidhjet tuaja të ardhshme”, thotë Patricia Rossi, autorja e “Everyday Bonton”.

Ji pozitiv, por i prerë
Emaili juaj i fundit duhet të jetë i sinqertë, mirënjohës dhe i shkurtër. Një sasi e vogël me disa kujtime pozitive të projekteve të suksesshme, ose kujtime nga zyra gazmore është ajo ç’ka ju ka mbetur tani nga ai ambient. “Askush nuk ka kohë për të lexuar përvojën tuaj, për këtë arsye kërkohen gjëra të sakta dhe të prera”, tha Mary Abbajay, nga firma e menaxhimit të biznesit, “Careerstone Group”.

Ruajtja e kontakteve profesionale

Shmangni mundësinë për ndonjë thashethem apo spekulim. Ju nuk duhet të jepni detaje specifike si p.sh. emri i punëdhënësit tuaj të ri. Ju mund të jeni më të përgjithshëm nëse thoni: “Pata një mundësi dhe u hodha në ring dhe  jam shumë i emocionuar për këtë”, sugjeroi Rossi. “Kolegët janë pasuria juaj më e madhe në karrierën tuaj profesionale”, tha Abbajay. “Është e rëndësishme të mbani marrëdhënie të mira”.

Jini të vëmendshëm

Nëse i dërgoni shënimet një grupi të madh, përdorimi i opsionit BCC ndihmon në shmangien e çdo aksidenti  si “përgjigje te të gjitha adresat” dhe mbron privatësinë e përfituesve tuaj. Varet nga ju se kujt i dërgoni shënimin. Shumë njerëz zgjedhin të dërgojnë shënimin sapo të dalin nga dera. Kjo do të thotë se mund të humbasësh çdo përgjigje, nëse nuk ke më qasje në emailin tënd të punës. Mund tA dërgoni shënimin nga email-i juaj personal, por ekziston rreziku që mund të përfundojë në dosjet e njerëzve të “spam”. Shtimi i emrit tuaj në linjën e temës, mund t’a shmangë atë duke e anashkaluar, rekomandoi Abbajay. Email-et profesionale nga llogaritë personale, duhet gjithashtu të jenë “të shëndetshme” dhe profesioniste.

Jepni vlerësim shtesë aty ku duhet

Gjithmonë do të ketë njerëz që kanë patur një ndikim më të madh në karrierën tuaj dhe ata duhet të marrin një shënim të veçantë mirënjohjeje. Këto shënime personale mund të shkruhen me dorë ose përmes postës elektronike dhe duhet të jenë më të thella. “Duhet të jetë kuptimplotë dhe i sinqertë”, tha Kate Zabriskie, nga Punimet e Trajnimeve të Biznesit.

Lexo: Arsyeja pse nuk po promovoheni në punë

Lini derë hapur

Mos harroni se mbajtja e marrëdhënieve është “një rrugë me dy drejtime”. Sapo të vendoseni në punën tuaj të re, kontaktoni kolegët tuaj për t’u dhënë atyre një përditësim dhe për të parë se si po ju shkojnë punët. Në fund të fundit, pronari i mëparshëm ka tendencë të bëjë referenca të mira profesionale, kështu që është në interesin tuaj kontakti me ta.

Ji i mëshirshëm edhe kur je nën presion

Edhe nëse u kërkohet të largoheni, është ende një ide e mirë për të dërguar një shënim. Por Zabriskie sugjeroi që të dilnin nga gjërat e ëmbla. Një email i shpejtë si: “më pëlqeu të punoj me të gjithë dhe unë do të mbaj kontakt edhe kur të shkoj në fazën tjetër të karrierës sime”, duket pak si mashtrim. Ky mund të jetë një argument joshës për të hedhur poshtë arsyen për të cilën u shkarkuat. Rezistoni. “Është e rëndësishme të mbyllni kapitullin me dinjitet dhe në një mënyrë që është profesionale. Shumë njerëz bëjnë zgjedhje të këqija”, tha Zabriskie.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0