Do të dhurosh një libër? Ja një guidë e përgatitur nga Businessmag dhe Bukinist - Business Magazine Albania

Do të dhurosh një libër? Ja një guidë e përgatitur nga Businessmag dhe Bukinist


Festat e fundvitit janë afër dhe ne të gjithë po mendojmë për dhuratat që do bëjmë dhe pse jo edhe për ato që do të na bëjnë. E ku ka dhuratë më të bukur se libri!

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga rekomandimet për festat e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri nga Albert Gjoka, menaxher i librarisë më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al

Lexoni: Ja çfarë librash sugjerojnë që të lexoni disa nga personazhet shqiptare

Ai na tregon librat që po shiten më shumë gjatë kësaj periudhe. Sipas Albertit përgjithësisht, bestseller-at botërorë kanë të njëjtin trend edhe tek lexuesit shqiptarë. “Njëherësh ka edhe libra të autorëve shqiptarë që kanë fituar interesin e lexuesve. Gjatë muajve të fundvitit ka rritje të kërkesave për libra, edhe për shkak se libri po përdoret si një zgjedhje për dhuratë. Fatkeqësia natyrore që goditi vendin tonë në fundin e muajit nëntor, si tek çdo gjë, ka ndikuar negativisht edhe në tregun e librit”.

Librat më të shitur gjatë kësaj periudhe janë:

Krahas tyre, po ecin edhe ata që konsiderohen bestseller tradicionalë si:

  • “Alkimisti” i Paulo Coelhos
  • “Gjuetari i balonave” i Khaled Hosseini
  • “Kalorësi i bronztë” nga Paulina Simons
  • “Arti i brishtë i not giving a f.ck” nga Mark Manson
  • “Mendo dhe bëhu i pasur” nga Napoleon Hill
  • etj.

Pra, janë libra në zhanre të ndryshme.

Për BusinessMag Bukinist sugjeron gjithashtu edhe librat që mund t’u bëni dhuratë këtë fundviti  kolegëve, partnerëve, miqve apo edhe fëmijët tuaj.

Lexoni: Si të bëhesh një regjizor i mirë i jetës tënde

Gjatë festave të fundvitit rekomandimet e tij janë:

“Librat e festave” dhe “Përrallat e babagjyshit”, me fokus lexuesit e vegjël.

Njëherësh, Bukinist ka nisur fushatën “Dhuro libra për festa”, ku nxit të gjithë të blejnë dhe të dhurojnë libra tek të dashurit e tyre përgjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Për këtë, ofron kuponë me ulje për ata që porosisin online tek Bukinist. Festat e fundvitit kanë edhe librat e tyre, të cilët ia shtojnë magjinë dhe atmosferën Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për lexuesit Fëmijë rekomandojnë këto libra:

Për të Dashurit dhe Miqtë tanë rekomandohen kryesisht libra non-fiction. Prandaj edhe gjatë këtij viti janë përzgjedhur këto libra:

  • “Receta për 5 minuta” nga Arbana Osmani
  • “Libri i vogël i HYGGE” nga Meik Wiking
  • “Premtimi i Krishlindjes” nga Richard Paul Evans
  • “Kuzhina Italiane – Të ëmblat ëmbëlsira” nga Akademia Barilla
  • “5 Gjuhët e Dashurisë” nga Gary Chapman
  • “Libri i artë i çokollatës”, “Festat me Living” nga Ariola Ocka, Gentian Minga dhe Xhani Shqerra
  • “Një këngë feste” nga Çarls Dikens

Lexoni: 4 libra biznesi për t’u lexuar

Ndërsa për Kolegët dhe për Biznesin sjellim një listë me 10 libra.

Në varësi të nevojave dhe të asaj që ofron tregu janë këto tituj:

  • “Pengesa është rrugëdalja” nga Ryan Holiday
  • “Fillo me pse” nga Simon Sineku
  • “Shitësi i këpucëve” nga Phil Knight
  • “Kryeçelësi i pasurive” nga Napoleon Hill
  • “Si të bëhesh udhëheqës i zoti” nga Dale Carnegie
  • “Përcakto prioritetet” nga John Doerr
  • “Forca e faktit” nga Hans Rosling
  • Klubi 5 i mëngjesit” nga Robin Sharma
  • “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave” nga Ichak Adizes
  • “21 leksione për shekullin e 21” nga Yuval Noah Harari

“Zgjedhje shumë e mirë për dhurata janë gjithashtu seritë dhe koleksionet, ku veçojmë kolanën me 20 libra të Ismail Kadaresë, kolanat me nga 10 vëllime të At Gjergj Fishtës dhe Martin Camaj, apo seritë e librave të “Princeshës” të Jean Sason, “Sagën napoletane” të Elena Ferrantes, “Serinë e 1001 netëve”, kolanën “Lufta dhe paqja”, “Sagën e Mileniumit”, “Sagën Crossfire” të Sylvia Day, etj,” mbyll rekomandimet e tij Alberti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0