Do bëheni milioner? Ja cilat janë shenjat që e tregojnë... - Business Magazine Albania

Do bëheni milioner? Ja cilat janë shenjat që e tregojnë…


Ja disa shenja të bazuara në fjalët e milionerëve që tregojnë se jeni të destinuar për të qenë i suksesshëm:

1. Ju keni filluar të bëni para në moshë të re
Një nga tiparet më të zakonshme që të pasurit kanë të përbashkët është se ata filluan të fitonin para në moshë të re. Për shembull, një 12-vjeçar, i quajtur Mark Cuban ka shitur qese plehrash derë më derë, Warren Buffett ka shitur pako me çamçakëz për fqinjët e tij, kur ai ishte vetëm 6 vjeç dhe Richard Branson ka shitur papagaj trupvegjël si kafshë shtëpiake në moshën 11 vjeçare. Nëse keni pasur këtë frymë sipërmarrëse në fëmijëri, atëherë ky është një tregues i fortë që ju do të bëheni një milioner, duke qenë se ju keni qenë gjithmonë në përpjekje për të gjetur mënyra se si të fitoni para.

2. Ju jeni një person që synoni të shkoni lart e më lart
Keni qenë një student i cili nuk ishte i kënaqur me një 9 në klasë? Milionerët kanë synimin për të qenë sa më lart. Ata nuk janë të kënaqur me marrjen e vetëm 1 milionë $. Ata duan të bëjnë 10 milionë $.

3. Ju keni ide të orientuara
A jeni lloji i personit i cili sheh një mundësi dhe pastaj merr veprim për të përfituar prej tij? Nëse është kështu, urime, sepse ky është një veprim që tregon se keni një mendje të vendosur dhe ide të orientuara të cilat do ju shtyjnë ju të keni liri financiare. Me kalimin e kohës është provuar se nëpërmjet investimeve afatgjata mund të arrihet një pasuri shumë më e madhe se tregtia afatshkurtër. A kontribuoni për të realizuar planin tuaj? Nëse po, a keni kontribuar 10 % të të ardhurave tuaja? Më shumë? Më pak? Duke pasur parasysh se dikush që kontribuon 10 % të $ 40.000 të tyre për të realizuar një plan që synon të ardhura prej 400.000 $ pas 35 vjetësh fiton 311,572 $ më shumë se ai që kontribuon 3 %.

4. Ju kërkoni t’i arrini gjërat shpejt
Milionerët nuk presin për kohën e përsosur për të investuar apo për të nisur biznesin e tyre. Ata e kuptojnë se nuk ka kohë më të mirë se e tashmja për të filluar që të bëjnë para. Të uleni dhe të prisni që gjërat të realizohen vetë është një nga mënyrat më të mira për të shkatërruar ëndrrat tuaja. Zgjedhja më e mire – të fillosh tani.

5. Ju jeni të fokusuar më shumë në të fituar se në të kursyer
Nuk është sekret se të pasurit janë kursimtarë me paratë e tyre. Ndërsa ata shquhen në ruajtjen e shpenzimeve me mençuri, ata gjithashtu e dinë se mënyra më e mirë për të fituar para është që ta investojnë atë.

6. Ju keni një mendje të hapur
Ju nuk mund ta dini se kur një mundësi e mirë do të jetë në duart tuaja. Dhe, nëqoftëse ju menjëherë hiqni dorë nga mendimi për të investuar në këtë mundësi, atëherë ju mund të jeni duke humbur shansin për të bërë një pasuri. Kjo është arsyeja pse të pasurit gjithmonë mbajnë një mendje të hapur për ide të reja. Mund të jetë diçka të cilën ata nuk e kanë mbështetur në të shkuarën por duke qenë se mund t’i sjell disa të ardhura, ata e marrin në konsideratë. Siç ka thënë Warren Buffett: “Mundësitë vijnë rrallë. Kur bie shi ari, nxirr një kovë, jo një gisht. “

7. Ju ecni me qëllime
Duke folur për të ardhmen, të pasurit mendojnë për qëllimet e tyre afatgjata dhe nevojat. “Ju nuk do të mund të bëni miliona krejt papritur. Nëqoftëse ky nuk është qëllimi juaj është e sigurt se nuk do të arrini asgje” shkruan Peter Voogd, themelues i “Game Changers Academy” , i cili bëri milionin e tij të parë para se të arrinte moshën 26 vjeçare.

8. Ju jeni optimistë
Sa njerëz njihni të cilët rrinë vazhdimisht duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët? Vë bast se ata njerëz janë jo mirë financiarisht. Milionerët nuk ankohen, apo të tregojnë me gishta. Përkundrazi, ata i pranojnë sfidat dhe kërkojnë mënyra për të fituar ato. Si T. Harv Eker, autor i ” Secrets of the Millionaire Mindset: Mastering the Inner Game of Wealth “, thotë: “Njerëzit e pasur besojnë:” Unë krijoj jetën time. ” Njerëzit e varfër besojnë: “Jeta më ndodh mua.”

9. Ju ndiqni ngjarjet aktuale
Njerëzit më të suksesshëm në botë e fillojnë mëngjesin e tyre duke parë ngjarjet aktuale. Për shembull, Warren Buffett dhe Bill Gates lexojnë botime të tilla si ” Wall Street Journal “, “New York Times”, “USA Today” dhe “Financial Times”, në mënyrë që ata të mund të merrnin vendime se ku të investojnë bazuar me çka po ndodh në botë.

10. Ju jeni vazhdimisht në përmirësim të vetes
Pavarësisht se të paturit një diplomë përbën ndryshim në bërjen e pasurisë suaj, ajo diplomë nuk do të thotë me siguri nëse ju do të bëheni milioner apo jo. Bill Gates është një nga personat më të famshëm të cilët kan hequr dorë nga kolegji, por kjo nuk e ka ndaluar atë si dhe njerëzit e pasur si Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos, të përmirësojnë veten duke lexuar vazhdimisht dhe duke fituar njohuri dhe aftësi të reja.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0