DITË TË MIRA DHE DITË TË KËQIJA! DO TË REAGONIT APO DO TË PËRGJIGJESHIT? - Business Magazine Albania

DITË TË MIRA DHE DITË TË KËQIJA! DO TË REAGONIT APO DO TË PËRGJIGJESHIT?

DITË TË MIRA

Nga Anila Bashllari

Kur për herë të parë pashë simbolin Yin-Yang thjesht e pashë si simbol… Asgjë më shumë. Gjatë udhëtimit tim në Kinë, veçanërisht gjatë trajnimeve Chi Gong e vija re pothuajse kudo. Dhe kurioziteti më shtyu të blej librin “The Healing Promise of Chi” ku jepej shpjegimi i detajuar i atij simboli.

Sipas filozofisë kineze, simboli nënkupton polaritetin dhe ekuilibrin; që botën e shikojmë nëpërmjet të kundërtave pasi ndryshe nuk do ta kuptonim dot. Që çdo e mirë mbart të keqen brenda saj, ashtu sikurse çdo e keqe mbart të mirën. Në fillim mu duk absurde, veçanërisht fakti që çdo e keqe mbart të mirën brenda saj, pasi jemi mësuar ta shikojmë botën bardhë e zi: e mira dhe e keqja.  Mu desh pak kohë ta kuptoj këtë filozofi dhe më pas ta bëj pjesë të perceptimeve të mia.

Gradualisht fillova të kuptoj që çdo “krizë” sjell me vete edhe mundësi, të cilat duhet të jesh i vëmendshëm që t’i shikosh – ndryshe zhduken po aq shpejt sa edhe u krijuan. Pandemia e vitit 2020 e tregoi më së miri këtë gjë, pasi njerëzit kishin kohë të reflektonin dhe ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që filluan të shkruajnë mbi të mirat që u solli pandemia.

E fillova shkrimin me simbolin Yin -Yang, duke iu referuar polariteteve, pasi kemi nevojë të kuptojmë që jetojmë në një botë ku e mira dhe e keqja, gëzimet dhe vështirësitë janë në një kërcim të pafund me njëra-tjetrën. Për Universin kjo është normale dhe si pjesë e tij duhet të kuptojmë rregullat e lojës… Ndoshta teorikisht e kuptojmë, por kur vjen puna tek praktika, aty çalojmë… Pse e them këtë?!

Sepse na pëlqen të kemi vetëm momente të mira dhe kur ndodh diçka që nuk na pëlqen reagojmë duke u stresuar apo shmangur situatën në vend që:

  1. Të kuptojmë se çfarë po ndodh dhe më pas
  2. Çfarë duhet të bëjmë.

Dikush mund të thotë që teorikisht është e mundur, por në praktikë shumë e vështirë. Jam dakort me ju, pasi edhe vetë ashtu kam vepruar dhe reaguar dikur…Por puna me veten gjatë gjithë këtyre viteve mendoj se ka ndikuar shumë…

Lexo: Magjia e çokollatës së zezë

Po ndaj një eksperiencë që më bëri të kuptoj sa rëndësi ka të forcosh “muskujt” e mëndjes!.

Ngrihem në mëngjes dhe një nga klientët më njofton që për shkak të situatës së rënduar të Covid ’19 nuk mund ta bëjmë trajnimin. Natyrisht u mërzita pasi kisha kohë që punoja për atë program. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, në orën 10.30 ndërpriten dritat, ndërkohë që në orën 11.00 kisha një webinar online me një nga korporatat më të mëdha në vend. Fatmirësisht dritat erdhën, por kishte problem interneti.

Jeni ndodhur në situata të tilla apo të ngjashme? Dikush mund të thotë “qetësohu, merre shtruar se çdo gjë do zgjidhet” por problemi qëndron se çfarë duhet bërë në ato momente!!!

Kisha vetëm 30 minuta kohë dhe e pyeta veten: Çfarë do të bësh? Do stresohesh apo do të kërkosh zgjidhje?

Mora laptopin dhe shkova në kafen që frequentoj vazhdimisht dhe është relativisht qetë. Fatmirësisht e kam afër shtëpisë. E bëra webinarin. Edhe pse pak me vështirësi, çdo gjë vajti mirë.

Nëse në ndonjë nga ditët tuaja hasni probleme që në mëngjes, si do t’i përgjigjeni situatës?

Natyrisht situatat janë të ndryshme dhe ne jemi po aq të ndryshëm. Sidoqoftë jemi përpara pyetjes: Do të reagoni emocionalisht apo do i përgjigjeni situatës me veprime konkrete?

Do vlerësoja komentet tuaja se si reagoni në situata stresuese…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0