Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, ka sjell në vëmendje shkencëtaren shqiptare Lisiena Hysenaj, e cila është duke zhvilluar veprimtarinë e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hysenaj është e angazhuar në kërkime shkencore për dy lloje kurash, të cilat do t’i japin një ndihmë të jashtëzakonshme fëmijëve me diabet të tipit 1, si edhe të rriturve me sindromën e zorrës së acaruar, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
Ministrja Koçiu, teksa publikon një videomesazh të Hysenaj-t, shkruan: “
Lisiena Hysenaj është vajza me origjinë e cila pas përfundimit të studimeve në Tiranë vendosi të ndjekë pasionin e fëmijërisë: shkencën. Sot ajo është pjesë e shkencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po kontribuon, bashkë me kolegët e saj, në shpëtimin të jetëve të njerëzve kudo në botë. Lisiena është një shembull suksesi, një krah i fortë për çdo grua dhe vajzë që dëshiron të ndjekë hapat e saj”.
Vetë Hysenaj rrëfen se dëshira për t’i ardhur në ndihmë për të rritur cilësinë e jetës së personave me sëmundje të pashërueshme ka qenë një ambicie që në vogëli e saj.
“Unë jam Lisiena Hysenaj dhe jam nga Tirana. Kam studiuar në Francë, në fushën e imunologjisë dhe tani po punoj në SHBA si shkencëtaret. Që kur kam qenë e vogël unë jam e prekur nga personat ë vuajnë nga sëmundje të pashërueshme”, thekson ajo.
“Qëllimi është si shkencëtare, është që me punën time t’ja ul mundimet këtyre personave. Po punoj në dy terapi të reja, një lidhet me fëmijët që vuajnë nga diabeti I tipit një, që diabeti mos të zhvillohet dhe e dyta ka për qëllim që të rriturit që vujanë nga sindroma e zorrës së acaruare të mos kenë shumë mundime. Nëse arrihet që dy projektet vihen në klinikë do ndihem shumë mirë. Si femër shkencëtare nuk ka qenë e lehtë, por me faktet e punës sime i kam treguar çdo kujt se mund të arrihet qëllimi”, përfundon mesazhi i Hysenajt. gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.