Ne biem në të njëjtin kurth vit pas viti. Ne i premtojmë vetes që do të ushtrohemi, të humbim peshë, të organizohemi, të mësojmë diçka të re ose të rregullojmë financat tona. Sidoqoftë, nga fillimi i shkurtit, 80% e të gjitha vendimeve të Vitit të Ri dështojnë. Si vjen kjo? Epo, qëllimet rrallë përfshijnë hapa konkretë për t’u ndjekur dhe na mbajnë të motivuar. Për më tepër, shumica përqëndrohen rreth presionit të kolegëve dhe datave arbitrare.
Në vend që të bëni të njëjtin gabim vitin e ardhshëm dhe më tej, nuk duhet të merrni vendime. Përkundrazi, duhet të vendosni qëllime. Dhe, për t’ju ndihmuar që ju të filloni dhe të qëndroni të fokusuar në këto qëllime, ju sjellim disa thënie mbi të cilat mund të fokusoheni kur është e nevojshme.
- “Të bëhesh yll mund të mos jetë fati yt, por të jesh më i miri është një objektiv që mund t’i vendosësh vetes.” – Brian Lindsay
- “Të duhet një plan për të ndërtuar një shtëpi. Për të ndërtuar një jetë, është edhe më e rëndësishme të kesh një plan ose qëllim.” – Zig Ziglar
- “Kini parasysh se tragjedia e jetës nuk qëndron në mos arritjen e qëllimit. Tragjedia qëndron në mungesën e synimeve për të arritur.” – Benjamin E. Mays
- “Vendosja e qëllimeve është hapi i parë për ta kthyer të padukshmen në të dukshme.” – Tony Robbins
- “Nëse doni të jeni të lumtur, vendosni një qëllim që komandon mendimet tuaja, çliron energjinë tuaj dhe frymëzon shpresat tuaja.” – Andrew Carnegie
- “Vendosja e një qëllimi nuk është gjëja kryesore. Gjëja kryesore është të vendosësh se si do të shkosh për ta arritur atë dhe t’i qëndrosh atij plani.” – Tom Landry
- “Qëllimet nuk janë vetëm absolutisht të nevojshëm për të na motivuar. Ato janë thelbësore për të na mbajtur me të vërtetë gjallë.” – Robert H. Schuller
- “Vendosja e qëllimeve ju lejon të vizatoni një vizion të asaj që dëshironi të jetë e ardhmja juaj.” – Catherine Pulsifer
- “Duhet të vendosni synime përtej mundësive tuaja, në mënyrë që të keni gjithmonë diçka për të jetuar.” – Ted Turner
- “Vendosja e qëllimeve është një mjet dhe proces i fuqishëm për t’ju motivuar. Kur vendosen qëllime efektive, hidhet një hap gjigant drejt jetës që dëshironi.” – K.C. Rowntree
- “Vendosni synime realiste, vazhdoni të rivlerësoni dhe jini të qëndrueshëm.” – Venus Williams
- “Nuk je kurrë shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër apo për të ëndërruar një ëndërr të re.” – C. S. Lewis
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.