Disa nga lehtësitë në bujqësi

Disa nga lehtësitë në bujqësi


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në mbylljen e fazës së parë të projektit “Përfshirja Financiare e Fermave Familjare në Zonat Rurale në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Japoneze.

Ministrja Denaj u shpreh se fokusi i qeverisë janë ekonomitë dhe fermat e familjeve shqiptare si në aspektin e paketave fiskale, ashtu edhe atë të skemave mbështetëse. “Projekti me vlerë 3.5 milionë euro dhe me kohëzgjatje 4 vjeçare synon të jetë një nga instrumentët në mbështetje të objektivave të qeverisë shqiptare, për të rritur cilësinë e shërbimeve financiare dhe aksesin në ato të zonave rurale”, tha ajo ndërsa theksoi lehtësisë fiskale, skemat mbështetëse dhe favorizuese për sektorin e bujqësisë.

Përfaqësuesja e FED invest, znj. Zana Konini theksoi se faza e parë e projektit trepalësh JICA – Qeveria Shqiptare dhe FED Invest synonte krijimin e infrastrukturës së nevojshme fizike dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore për realizimin e objektivave të projektit. ”

Lexo:  Ministria e Financave hap praktikat profesionale për 266 studentë

Për sektorin e bujqësisë, skemat mbështetëse janë si më poshtë:

Përjashtimet nga TVSH-ja:

  • Furnizimi i makinave bujqësore
  • Furnizimi i inputeve bujqësore
  • Furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake
  • Importi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave

Skema mbështetëse dhe favorizuese:

  • Mundësi financimi dhe incentiva për investimet në sera, në sisteme të avancuara të vaditjes dhe kullimit, blerjen e makinerive bujqësore.
  • Normë e reduktuar e tatim-fitimit (5%) dhe e TVSH-së (6%) për shërbimet e agro-turizmit.
  • Skema subvencionimi për fermat bujqësore, për sistemet e grumbullimit dhe të tregtimit me shumicë, kultivimin e produkteve bujqësore të orientuara për eksport.
  • Skema të hapura për kompanitë e huaja në bashkëpronësi me shtetas shqiptarë.

Numri i bizneseve të regjistruara në bujqësi është 5561 ndërsa sipas Ministrisë së Financave rreth 42,576 fermerë janë të regjistruar me NIPT në tatime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0