Nuk keni pse të lini punën për të nisur biznesin: ora 5 e pasdites për dikë mund të jetë “happy hour” ose lojëra videogame, por për një numër në rritje profesionistësh, do të thotë të fikësh kompjuterin në zyrë dhe të nisësh me zell biznesin nga shtëpia.
Ja disa ide sipërmarrje që mund t’i paktikoni pas orarit të punës:
Përkushtoju kuzhinës
Një mënyrë e mirë për të patur sukses me një biznes ose produkt është të përmbushësh një nevojë, dhe cilido ka nevojë (dhe i pëlqen) të hajë. Gjej një ushqim që e ke pasion, ose një recetë që të sjell entuziazëm dhe vazhdo me atë. Nëse ushqimin e ke pasion, ekziston mundësia ta bësh biznes.
Shit atë që di
“Paketimi” i aftësive dhe njohurive në një libër elektronik për njerëz, të cilët kërkojnë të mësojnë një zotësi ose të ndërtojnë një karrierë. Mund të jetë shumë përfituese nëse ke një propozim të fortë me vlerë dhe e di se cila është audienca jote e shënjestruar. Nëse jeni ekspert në ndonjë temë (çështje), ka mundësi që të ekzistojë një audiencë njerëzish që janë të gatshëm të paguajnë për të mësuar atë çfarë di ti. Nëse ekspertizën nuk mund ta përcjellёsh në formatin e një libri elektronik, mundesh që të krijosh dhe të ndash kurse online. Cila do qoftë mënyra, në momentin që krijon përmbajtjen dixhitale, mund të vazhdosh të shesësh në vazhdimësi. Nuk ka mbarim inventari dhe as kosto prodhimi. Ju mund të bëni kurse online dhe të filloni të nxirrni fitime rregullisht ndërsa shtoni materiale të reja në mbrëmje kur jeni të lirë. Është një fillim i zgjuar për këshillime biznesi më tej në rrugën tënde.
Blogger
Podcastet janë një mënyrë tjetër për të shfrytëzuar 1-3 orë në mbrëmje për të ndërtuar një audiencë të rregullt rreth një teme të caktuar në industri. Ndërto audiencën tënde dhe mund të fillosh të zgjedhësh sponsorë, të cilët paguajnë për spote të shkurtra publiciteti. Nëse do të dëgjosh shembuj të podcasteve të shkëlqyer për të marrë pak inspirim, mund të klikosh në këtë listë të podcasteve që sipërmarrësit duhet t’i dëgjojnë. Ka një investim të vogël në pajisje, por një podcast online është falas.
Menaxhimi i llogarive të rrjeteve sociale
Ka shanse që të ndihesh pak fajtor se shpenzon shumë kohë në mediat sociale. Kështu që nëse do të jesh i pranishëm gjithsesi gjatë mbrëmjeve, pse të mos paguhesh për të ta aplikuar ekspertizën tënde në realitet? Shumë kompani, sidomos startupet në industrinë e shitjeve me pakicë, kërkojnë të ndërtojnë një prezencë të fortë në mediat sociale, dhe ata kanë nevojë për disa njerëz që t’i ndihmojnë për ta realizuar këtë.
Lexo: Përmirësoni ecurinë e biznesit duke përdorur këto strategji
Drejtimi i një blogu
Blogu është një metodë fantastike për të marrë të ardhura shtesë. Dhjetëra mijëra blogerë krijojnë përmbajtje çdo ditë mbi tema të shumëllojshme si udhëtimi, gatimi, prindërimi, arti, animacion, stil jetese dhe më shumë. Nëpërmjet një kombinimi të abonuesve të marketingut, marketingut me anëtarësim, të ardhurat nga reklamat dhe sponsorizimet, këta blogerë po i rrisin të ardhurat përditë.
Mësim i dizenjove grafike
Pasja e një njohurie fillestare ose edukimi në dizenjot grafike do të të ndihmojë shumë këtu. Por paçka kësaj, nuk është e vështirë të mësosh vetë themelet e dizenjos grafike. Me Website si Canva dhe Visme, të duhet pak vendosmëri, kreativitet dhe pasion për dizajnin për t’ia nisur punës.
Jep mësime muzike
Mbase kërkon të merresh me instrumentat që i di mirë, por mund të fitosh të ardhura dhe të ndërtosh një biznes të fortë duke u mësuar të tjerëve instrumenta të shumëfishtë, ose disa në klasa të veçanta. Fillo t’u japësh mësim individëve për të rritur biznesin dhe të bësh emër midis të tjerëve në komunitet. Ndërsa besimi rritet në komunitet, mund të vazhdosh me grupe më të mëdhaja.
Zhvillo aplikacione
Duket sikur për çdo gjë ka një aplikacion dhe më pas vjen dikush tjetër dhe revolucionarizon mënyrën se si e bëjmë diçka nga e para. Zhvillimi i aplikacioneve është një industri e re dhe në rritje dhe ka gjithmonë një nevojë për t’u përmbushur. Në 2014-n, tregu i aplikacioneve të iPhone vetëm krijoi 4,000 postime për punë në faqen freelancer.com. Të mësosh të kodosh mund të të marrë pak kohë, por në momentin që fillon të zhvillosh, mund t’i përcaktosh vetë orët e tua deri në lançimin e aplikacionit. Kodimi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të ndërtuar një biznes më të madh kur të vijë koha e duhur.
Riparues
Orët e tua të punës mund të jenë të limituara, por ndryshe nga punëtorët e riparimit me kohë pune gjatë ditës, nuk ke përse të vendosësh një tarifë të lartë. Klientët që pajtojnë riparues pas orëve normale të punës ofrojnë një mundësi perfekte për të kursyer ditën kur ka një pajisje të thyer. Reklamohu në vendet publike në komunitet dhe në kompanitë e menaxhimit të pronave, për të filluar më pas me krijimin e të ardhurave shtesë me riparimet që të vijnë mbarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.