Diplomë amerikane në Shqipëri? Apliko tani! - Business Magazine Albania

Diplomë amerikane në Shqipëri? Apliko tani!

Nëse je në kërkim të studimeve me standarde ndërkombëtare, por pa u larguar nga Shqipëria, RIT Tirana është përgjigjja.
Ky është kampusi më i ri i Rochester Institute of Technology (RIT) nga SHBA, një nga universitetet më prestigjioze në fushën e teknologjisë i cili tani ofron diplomë amerikane direkt në Tiranë.
Pse RIT Tirana?
-Programe moderne në teknologji: Computing & Information Technologies dhe Electrical Engineering Technology
-Staf ndërkombëtar dhe shqiptar me eksperiencë reale pune
-Model unik CO-OP: eksperiencë pune gjatë studimeve
-Mundësi shkëmbimi me kampuset e RIT në New York, Dubai, Kroaci apo Kosovë

Me pak fjalë: një diplomë që njihet në gjithë botën, përgatitje konkrete për tregun e punës dhe përvoja ndërkombëtare. Të gjitha këto, pa u larguar nga vendi yt.

Bursa dhe afati i aplikimit
Në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ofrohen bursa për studentët më të mirë dhe ata me nevoja financiare. Afati i fundit për aplikim është 7 Shtator 2025.

Për studentët që mendojnë ndryshe
Nëse ti (ose fëmija yt) ke ambicie të ndërtosh një të ardhme në teknologji dhe të veçohesh që në ditën e parë- RIT Tirana është vendi i duhur.

Për më shumë vizitoni website-inrit.edu/tirana
Aplikimet janë të hapura deri më 7 Shtator 2025

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0