digitaltour: Fuqizimi i agroturizmit në Shqipëri përmes pagesave digjitale - Business Magazine Albania

digitaltour: Fuqizimi i agroturizmit në Shqipëri përmes pagesave digjitale

digitaltour: Fuqizimi i agroturizmit në Shqipëri përmes pagesave digjitale

Në kontekstin e agroturizmit në Shqipëri, përdorimi i pagesave digjitale mund të luajë një rol kyç në modernizimin e sektorit, tërheqjen e një gamë më të gjerë turistësh dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Digjitalizimi i pagesave është një problematikë e rëndësishme që kërkon zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për të përmirësuar përvojën e klientit dhe efikasitetin e biznesit.  Duke nisur një iniciativë të re dhe inovative, digitaltour ka synim të transformojë agroturizmin shqiptar duke përdorur teknologjinë e pagesave digjitale. Ky projekt i iniciuar nga INNVEST në bashkëpunim me VISA, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Shoqatën e Agroturizmit synon të jetë një sukses i vërtetë.

Faza e parë e këtij  projekti, do të zgjasë nga Qershori në Tetor dhe do të përfshijë një seri sesionesh informative, trajnimash dhe vizitash në terren, duke mbuluar më shumë se 319 entitete në të gjithë Shqipërinë.

Çfarë ofron ky projekt?

Përgjatë këtij projekti, do të zhvillohen sesione informative të thelluara për pagesat digjitale, të cilat do të udhëhiqen nga ekspertë të industrisë dhe profesionistë të njohur. Këto sesione do të demistifikojnë procesin e adoptimit të pagesave digjitale, duke ofruar njohuri praktike dhe udhëzime të detajuara. Pavarësisht nëse jeni një sipërmarrës me përvojë apo një inovator i ri, do të gjeni diçka të vlefshme për të mësuar dhe eksploruar. Nisma shkon përtej pagesave. Çdo ndërveprim, qoftë përmes sesioneve informative, punëtorive apo 12+ vizitave në terren, është dizenjuar për të pasuruar dhe frymëzuar. Përfitimet kryesore për ekonominë dhe bizneset përfshijnë kontributin në rritjen e PBB-së, të ardhura më të larta nga taksat, inovacion dhe siguri, përfshirje më të madhe financiare, më shumë klientë dhe të ardhura më të larta, menaxhim të përmirësuar të biznesit dhe lehtësi më të madhe për klientët.

Lexo edhe:Pse e shohim biznesin si armik? 2 histori personale nga Gerti Boshnjaku

3 çmime

Si pjesë e nismës, është lançuar një sfidë për të njohur dhe shpërblyer ekselencën në adoptimin e pagesave digjitale. Entitetet do të kenë mundësinë të tregojnë arritjet dhe strategjitë e tyre inovative, me kategori speciale duke përfshirë “Performanca më e mirë në Pagesat Digjitale“, “Subjekti më i mirë e drejtuar nga një Grua” dhe “Subjekti më i mirë i drejtuar nga një i Ri“. Këto sfida ofrojnë një platformë për pjesëmarrësit për të ndarë sukseset e tyre dhe për të frymëzuar të tjerët në industri.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nisme transformuese dhe të kontribuoni në të ardhmen e agroturizmit shqiptar.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm: Linku

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0