DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh - Business Magazine Albania

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh

DigitAlb po nis një sezon magjik, ku surprizat dhe emocionet nuk do të kenë fund. Drithërimat e kampionateve më elitare, si Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivise do të jenë sërish në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve nga ekrani i SuperSport, ndërsa nuk do të mungojnë dhe kampionati arab e ai grek ndërkohë që mozaikut të larmishmërisë sportive do i shtohet dhe kampionati turk, ku aktivizohen dhe disa prej yjeve të Kombëtares së Shqipërisë.

Gazetari dhe Komentatori Ylli Aga tregon se ky edicion në SuperSport do të jetë fenomenal.

“Ne bëhemi gati te nisim nje sezon vërtet fantastik me evente të shumta, me sportin më të dashur për të gjithë shqiptarët, me kampionatet më elitare, me yjet më të mëdhenj, me futbollistët më të shtrenjtë, me trajnerët më të mirë, me oraret e stërgjatura në ditët e gjithë javës praktikisht, me ndeshje të cilat do të ofrojnë emocione të shumta për të gjithë abonentët tanë dhe për të gjithë opinionin sportiv”.

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të na sjellin emocionet e Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për në Kampionatin Botëror, ndërsa nuk do të mungojnë dhe kombëtaret më elitare në përballjet e titanëve në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s. Padiskutim publiku shqiptar do të ketë mundësinë për të ndjekur eventet më të mëdhenj të tenisit, sfidat e UFC-së, përballjet e boksit të yjeve kuqezi e shumë evenimente të tjera.

Lexo edhe:Zbuloni eksperiencën unike të kinemasë me DigitAlb

 

DigitAlb, si paketa e cila ka bashkuar gjithnjë familjet shqiptare anë e mbanë botës, do të sjellin sërish një gamë të gjerë filmash, dokumentarësh, serialesh, dhe “reality show”. Përgjegjësja e redaksisë së filmave, Alba Vaqari zbulon dhe disa prej surprizave që do të sjellë DigitAlb.

 “Gjatë sezonit të ri televiziv eksploroni programacionin e filmave që kemi përgatitur për ju. Tituj ekskluziv Furiosa, Joker i ri me Phoenix dhe Lady Gaga. Filma të sapo dalë nga kinemaja: prodhimi aksion shqiptar “Guximi” dhe “Legjenda e bastunit”. Dublime për fëmijë, filmat e festivaleve të fundit, dokumentarë me cime. Me një lum informacioni, Digitalb do të jetë filtri juaj i cilësisë dhe mos harroni: BIG BROTHER VIP është pas porte!”

DigitAlb ka sjellë për të gjithë abonentët Ofertën e Sezonit të ri Televiziv me shumë ulje çmimesh dhe dhurata. 

  • Paketa Fillestare nga 8,900 Lekë ka zbritur në 7,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
  • Paketa Familjare Tokësore nga 10,990 Lekë ka zbritur në 9,990 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
  • Paketa Familjare Satelitore nga 16,900 Lekë ka zbritur në 14,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
  • Paketa Familjare OTT nga 16,900 Lekë ka zbritur në 14,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
  • Paketa Premium Tokësore nga 26,900 Lekë ka zbritur në 22,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
  • Paketa Premium Satelitore nga 29,900 Lekë ka zbritur në 22,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
  • Paketa Premium OTT nga 29,900 Lekë ka zbritur në 22,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.
  • Paketa SHQIP OTT nga 8,900 Lekë ka zbritur në 7,900 Lekë, për çdo abonim 12 mujor.

DigitAlb: Magjia e sezonit të ri televiziv me surpriza dhe ulje çmimesh

Nxitoni në dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes si dhe online në faqen e re të internetit, digitalb.al.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0