DIGI4WEARABLES dhe digjitalizimi: Një hap drejt prodhimit të qëndrueshëm të këpucëve - Business Magazine Albania

DIGI4WEARABLES dhe digjitalizimi: Një hap drejt prodhimit të qëndrueshëm të këpucëve

DIGI4WEARABLES & digjitalizimi: Një hap drejt prodhimit të qëndrueshëm të këpucëve

ATOM shpk është një kompani Sistemi Integrator që operon në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit që nga viti 2008. Sot kompania përbëhet nga profesionistë të IT-së që operojnë në fushën e infrastrukturës së IT-së, zhvillimit të softuerit, sigurisë IT etj. ATOM është gjithashtu pjesë e projekteve të suportuara nga Bashkimi Evropian, si p.sh DIGI4WEARABLES ( mjetet digjitale për produktet e veshshme për industrinë e këpucëve) si një mënyrë interesante për të mbështetur këtë industri në Shqipëri, bashkëfinancuar nga BE përmes programit ERASMUS-EDU-2022-CB-VET.

Përhapja e teknologjive digjitale ka ndikuar në jetën tonë. Në këtë kontekst, të mësuarit tradicional po përcillet përmes burimeve digjitale në mësimin elektronik ose e quajtur ndryshe e-learning. Fleksibiliteti për të mësuar në çdo kohë apo vend ofron një mënyrë efektive për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë për çdo përdorues të interesuar. Kjo mund të jetë efektive edhe në industrinë e këpucëve. Projekti DIGI4WEARABLES synon të zhvillojë dhe pilotojë një metodologji inovative trajnimi duke përdorur praktika dhe mjete të reja gjithëpërfshirëse për të përmirësuar njohuritë e punonjësve në kompanitë e këpucëve mbi prodhimin digjital në Shqipëri dhe vendet partnere. 

Vetë projekti do të shfrytëzojë të dhënat e mbledhura nga kompani në Rumani, Portugali, Greqi dhe kryesisht në vendin tonë. Këto të dhëna janë gjeneruar nëpërmjet anketave të përfunduara tashmë në vendet partnere. Kompanitë shqiptare tregojnë një interes të madh për të investuar në teknologji dhe digjitalizim. Mjetet digjitale të konceptuara nga konsorciumi dhe të bëra realitet nga specialistët e ATOM shpk do të ndihmojnë prodhimin e qëndrueshëm si një nevojë emergjente e kërkuar për çdo kompani, për të reduktuar ndikimin negativ në mjedis. Platforma e-learning e zhvilluar në kuadër të projektit Digi4Wearables është e dedikuar për avancimin e aftësive të prodhimit digjital për industrinë e këpucëve. 

Lexo edhe : Apple po planifikon të ndërtojë një iPhone pa asnjë portë karikimi

Kurset tashmë të disponueshme në platformën online DIGI4WEARABLES janë krijuar për të rritur ekspertizën e grupeve të synuara në sektorin e këpucëve në Shqipëri dhe vendet partnere, duke përdorur mjete digjitale inovative dhe metodologji trajnimi gjithëpërfshirëse. Një përmbledhje e çdo kursi është e strukturuar në gjashtë seksione si makrostruktura, kurrikula, shënimet e kursit, prezantimet dhe testet e kuizit. Ky format siguron një përvojë të plotë të të mësuarit për pjesëmarrësit, duke iu përshtatur roleve dhe niveleve të ndryshme të ekspertizës.

Produkti digjital i projektit konsiston në katër module: “Performanca dhe Testimi”, ‘’Dizajn Kreativ”, “Inxhinieri Dizajni”, “Inxhinieri e Personalizimit”. Burime multimediale si video, udhëzime dhe praktika më të mira për dizenjimin dhe prodhimin e këpucëve janë gjithashtu pjesë e platformës. Përmbajtja e platformave dhe videot e DIGI4WEARABLES në kanalin e YouTube të platformës janë të përgatitura në dy gjuhë, në anglisht dhe në shqip.

Platforma është e aksesueshme përmes një sërë pajisjesh elektronike. Faqja e internetit është e përshtatshme dhe lehtësisht e adaptueshme për kompjuterët, laptopët, tabletët, PDA dhe pajisjet e tjera të IT-së që përdoren për të parë dhe aksesuar përmbajtjen e saj. Regjistrimi në platformë dhe përdorimi i përmbajtjes së saj është pa pagesë për të gjithë të interesuarit. Procesi i regjistrimit është i thjeshtë, automatik dhe i drejtpërdrejtë.

Atom inkurajon studentët, specialistët e këpucëve, biznesmenët dhe të gjithë të interesuarit të regjistrohen jo vetëm për të përdorur materialin e platformës, por edhe për të marrë ide mbi strukturën e përmbajtjes së saj.

Nga pikëpamja e biznesit, platforma ka një rëndësi të madhe për të gjithë operatorët e tregut të cilët e konsiderojnë digjiitalizimin e zhvillimit të produkteve një trend në rritje në çdo industri pavarësisht nga madhësia e kompanisë. Një numër i madh avantazhesh fokusohen në uljen e kostos dhe reduktimin e mbetjeve duke përmirësuar cilësinë e produktit, duke arritur standardet e cilësisë dhe duke rezonuar me kërkesat e klientëve. Përfitimet e zbatimit të mjeteve digjitale në zhvillimin e produktit do të mbështesin mënyrën e qëndrueshme të prodhimit, e cila është një nevojë për çdo kompani që dëshiron të jetë konkurruese jo vetëm në tregjet vendase, por edhe ndërkombëtare.

 

Prof.As.Dr. Tatjana Spahiu dhe  Msc.Armand Agolli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0