Digi Diaspora, nis ndërtimi i një komuniteti ndërkombëtar shqiptar me vëmendje Shqipërinë   - Business Magazine Albania

Digi Diaspora, nis ndërtimi i një komuniteti ndërkombëtar shqiptar me vëmendje Shqipërinë  


Shqiptarë të diasporës, shqiptarë të rikthyer, që punojnë dhe zhvillojnë aktivitet në Shqipëri, si dhe shqiptarë që kanë zgjedhur që në fillim të bejne karrierë në vendin e tyre, u bënë bashkë në një takim professional e miqësor njëkohësisht. Ata ndanë së bashku projektet, idetë dhe synimet e tyre të bashkëpunimit, me focus investimet dhe zhvillimin e Teknologjisë së informacionit në Shqipëri.

Nëse profesionistë apo invesitorë nga diaspora shohin me interes Shqipërinë, Teknologjia e Informacionit, është një prej fushave më dinamike dhe përgatitur për të pritur këto investime. Sipërmarrës prej vitesh në këtë fushë si Dritan Mezini, Gerti Boshnjaku, Kushtrim Shala, Tomi Kallanxhi disa prej themeluesve të Shoqatës Shqiptare të ICT (AITA). bënë bashkë aktorë të rëndësishëm që punojnë e zhvillojnë projekte ndërkombëtare. Pjesë e organizimit ishin edhe Shkëlzen Marku, Aleksander Bello (San Francisco) dhe Endri Mataj (Neë York), lojtarë të rëndësishëm në Ekosistemit të Inovacionit në Shqipëri e më gjerë.

Dritan Mezini, themelues i platformës Dua Punë, tha se teknologjia është e vetmja fushë ku Shqipëria mund të zhvillohet pa pengesa, për një treg ndërkombëtar. Sipas tij, Shumë të rinbj shqiptarë jashtë kanë shlëkqyer me projektet e tyre, çka tregon për një potencial të mirë për t’u zhvilluar brenda vendit.

Duke e parë investimin në teknologji në shërbim të zhvillimit të të gjithë ekonomisë së vendit, Gerti Boshnjaku, themelues i Neë Media Communications dhe Business Magazine, tha se potenciali i investimeve në teknologji ka nisur të bëhet i dukshëm. “Investitorë të huaj kanë investuar në disa kompani shqiptare të IT, ccka flet për një fuqizim të kompanive shqiptare, dhe potencialin e tyre për t’u zhvilluat”.

Takimi i karakterit informal, mundësoi që të gjithë pjesëmarrësit të prezantohen dhe të njihen me njëri-tjetrin. Kushtrim Shala, drejtues i ICTS Media, tha se vitet e fundit, mes projekteve të zhvilluara prej tij, diaspora ka dalë në pah me projekte interezante të prezantuara. “Ndërkohë, nga Lushnja, një qytet që as nuk mund ta mendonim, shanset janë që të dalë start-up i parë shqiptar unicorn prej 250 milionë euro.

Organizatorët vlerësuan rëndësinë e Diasporësn në zhvillimin që mund të këtë ajo tek vendi mëmë. Sipas tyre, aleanca të ndryshme që incentivojnë diasporën për të kontribuar në vendin e tyre, kanë ndikuar shumë në zhvillimin e vendeve si Suedia dhe Slllovakia.

Artiona Bogo, eksperte IT, e fokusuar në fushën e blockchain, foli për prirjen tërësisht të kundërt të blockchain në raport me qendërzimin që kanë sjellë së fundi mediat sociale dhe shumë aktivitete të tjera.

Në Gjermani ndërkohë, projekti Zana, nga thelemues shqiptare, po gjen aplikim përmes ndihmës në një komunikim cilësor mes stomatologjit dhe pacientit.

Digi Diaspora

Muzafer Sulejmani, menaxher në Nokia, Finlandë, tha se, Shqipërisë i nevojitet më shumë praktikë dhe punë reale për të konkretizuar projekte zhvillimi.

Fuqizimi i të rinjve në të gjithë vendin është një prej opsioneve më të mira të zhvillimit të ekonomisë dhe uljes së emigracionit sipas Shkëlzen Markut. “Startup-et jashtë Tiranës kanë më shumë mundësi për të krijuar impakt, për të prodhuar produkte cilësore. Nga trajnimet që kemi zhvilluar nëpër rrethe kemi arritur të formojmë 770 të rinj.  Ata kanë potencial, por kanë nevojë për mbështetje”, tha Shkëlzeni.

Pjesë e Digi-Diasporës është zëri kryesor i biznesit privat të industrisë së TIK dhe Digital Transformation në Shqipëri. Në bashkëpunim me Innovate Albania dhe me mbështetjen e Center for Business Technology and Leadership, Business Magazine, Akseleratorin HapIde, Garazh dhe ICTS Aëards, ky ishte Meetup #1 Digi Diaspora.

Meetup #2 do të jetë me 6 Janar 2020. Takimi është opsional, por me regjistrim dhe do të zhvillohet tek Kalaja e Toptanit.

Mes orës 10:00 – 13:00, do të ketë vizita studimore në disa kompani vendase (TBD)

Nëse jeni pjesë e Digi Diaspora, i kthyer dixhital ose jeni i apasionuar pas inovacionit, regjistrohuni tani Këtu. Menjëherë pas regjistrimit, ju do të kontaktoheni nga ekipi organizativ.

Për më shumë informacion, kontakto Dritan Mezinin në +355 692077847 ose dërgo email në [email protected]

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0