Dielli formon tornado me madhësi sa Europa - Business Magazine Albania

Dielli formon tornado me madhësi sa Europa

Në sipërfaqen e Diellit janë formuar tornado me madhësi sa kontinenti europian. Origjina e tyre është rikonstruktuar falë hulumtimeve të botuara në revistën ”Astronomy & Astrophysics”, të kordinuara nga Mariarita Murabito e Institutit Kombëtar italian të Astrofizikës (INAF).

Vorbullat gjigante të gazit në temperatura shumë të larta, që shtrihen për mijëra kilometra në atmosferën e yllit tonë, prodhohen nga fusha magnetike dhe zgjasin disa dhjetëra minuta. Vëzhgimi i tyre në detaje ishte i mundur falë instrumentit IAF (Spektrometri Bidimensional Interferometrik) Ibis, i instaluar në Teleskopin Diellor Dst (Dst) në New Mexico.

“Imazhet e mbledhura na lejuan të kryejmë një tomografi tredimensionale të fushave magnetike që rrotullohen si tornado brenda diellit. Këta tornado, lidhin shtresa të ndryshme të atmosferës së yllit tonë, duke vepruar si kanale për transportin e energjisë në rajonet më të jashtme të tij”, specifikojnë ekspertët.

Për Stangalini, studimi i tyre “është me rëndësi thelbësore për të kuptuar mekanizmat e ngrohjes të shtresave të jashtme të atmosferës dhe përshpejtimin e erës diellore”, qw ka një ndikim të rëndësishëm në Tokë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0