Diego Maradona, një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, legjenda që nuk vdes - Business Magazine Albania

Diego Maradona, një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, legjenda që nuk vdes

Ai u rendit me Pelé ndër më të mirët dhe aftësia e tij për të befasuar fitoi mbi tifozët dhe madje edhe kritikët. Por teprimet dhe varësitë e tij ia errësuan të ardhmen.

Diego Maradona, argjentinasi i cili u bë hero kombëtar si një nga lojtarët më të mirë të futbollit, duke performuar me një kontroll dinak dhe ekstravagant ndërsa po ndiqte një jetë personale të mbushur me abuzime droge dhe alkooli si dhe probleme shëndetësore, u largua nga kjo botë në moshën 60 vjeçare.

Zëdhënësi i tij, Sebastián Sanchi, tha se shkaku ishte një sulm në zemër.

Maradona ishte operuar në tru disa javë më parë.

Lajmi për vdekjen solli ditë zie dhe përkujtimi në Argjentinë, duke u bërë praktikisht tema e vetme e bisedës.

Në këmbët e Maradonës, topi dukej se i bindej komandës së tij si një kafshë shtëpiake. Dhe ai luajti me një lloj kamuflazhi të shkëlqyer, dukej se ishte i përgjumur përpara se të shfaqej në momente urgjente me një driblim magjepsës, pasim befasues.

Veshur me fanellën tradicionale me numër 10 Maradona udhëhoqi Argjentinën në kampionatin botëror të futbollit në 1986, duke shënuar një nga golat më të diskutueshëm të lojës dhe një nga më të festuarit në harkun e katër minutave gjatë çerekfinaleve kundër Anglisë.

Lexo: 5 ndeshjet hapëse më emblematike në historinë e Botërorëve

E gjithë fama që ndoqën karrierën dhe jetën e tij u shfaqën në atë ndeshje çerekfinale, më 22 qershor 1986, kur Argjentina u përball me Anglinë në Azteca Stadium në Mexico City.

Kur hyri në një klinikë në La Plata më 2 nëntor, mjeku i tij, Leopoldo Luque, tha se Maradona kishte përjetuar depresion, anemi dhe dehidrim. Ai më pas iu nënshtrua një operacioni në tru për një hematomë subdurale, gjakderdhje që mblidhet në indet që rrethojnë trurin dhe që mund të shkaktohet nga një dëmtim i kokës. Dr. Luque u tha gazetarëve se dëmtimi ka shumë të ngjarë të jetë pësuar në një aksident që Maradona nuk mund ta mbante mend. Vdekja e tij la të pikëlluar si Argjentinën, ashtu edhe botën e gjerë të futbollit. Pelé shkroi në Tëitter, “Kam humbur një mik të madh dhe bota humbi një legjendë”. Napoli, ish-ekipi i tij i klubit italian, tha në një deklaratë, “Ne ndihemi si një boksier që është nokautuar.” Presidenti Alberto Fernández i Argjentinës tha për Maradonën: “Ju na çuat në majën e botës. Na bëtë jashtëzakonisht të lumtur. Ju ishit më i madhi nga të gjithë “. Dhe Reuters kujtoi fjalët e Pablo Alabarces, një profesor i kulturës popullore në Universitetin e Buenos Aires, i cili dikur e përshkroi Maradonën, kur siguroi titullin e Kupës së Botës 1986 në Argjentinë, si një lehtësim kombëtar për një vend që po dilte nga krizat ekonomike. “Në imagjinatën tonë kolektive”, tha Alabarces, “Diego Maradona përfaqëson një të kaluar të lavdishme. Ai është simbol i asaj që mund të kemi qenë”.

NYT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0