Dhuruesja e veshkes nga Facebook-u - Business Magazine Albania

Dhuruesja e veshkes nga Facebook-u


Shumica e njerezve e perdorin Facebook-un per te mbajtur kontaktet me miqte e tyre. Megjithate kohet e fundit, media sociale po tregon se mund te jete e dobishme gjithnje e me shume edhe ne permbushjen e nevojave te tjera. Prinderit e deshperuar te nje vajze dy-vjeçare me nje semundje serioze te veshkave gjeten nje dhurues veshke pasi bene thirrje ne Facebook.

Arianna jeton ne shtetin amerikan te Minesotes. Kur ajo ishte rreth shtate javeshe, u diagnostikua me nje çrregullim te rralle gjenetik te veshkave. Babai i saj, Jeremy Booth, thote se qe atehere, dializa e ka mbajtur gjalle.

“Ajo eshte ne trajtim dialize çdo nate. Zgjat rreth 10 deri ne 12 ore. E merr trajtimin sa shtrihet shtrat dhe e heq kur zgjohet ne mengjes.”

E lodhur se pari vajzen e saj duke vuajtur, Ashley Booth postoi nje lutje per ndihme ne Facebook. 2400 kilometra ne jug, ne Florida, Christy Harding, gjithashtu nje mama e nje vajze te vogel, e pa thirrjen dhe vendosi te dhuroje veshken e saj nese pershtatej.

“Nuk imagjinoj dot se si mund te jete te presesh per nje telefonate te tille kur te thone se dikush ka marre vendimin per te shpetuar jeten e vajzes suaj.”

Kur zonja dhe zoti Booth moren telefonaten qe konfirmonte se veshka e zonjes Harding pershtatej, mamaja e Arianes u pershkua nga emocioni.

“Doja te qaja. Doja te buzeqeshja. Djali im qendronte atje dhe lotet rridhnin nga syte dhe tha: ‘Mami, kush eshte? Çfare ka ndodhur?’ Dhe une thashe: ‘Asgje. Jane lote lumturie. Arianna me ne fund do te marre nje veshke.”

Operacioni eshte planifikuar per ne fillim te muajit maj.

*Zeri i Amerikes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0