Është periudha më e bukur e vitit. Përveç pushimeve, festave, më shumë kohë për të qëndruar pranë njerëzve të dashur, pjesa jonë e preferuar sigurisht janë ato, dhuratat.
Ndonjëherë dhuratat nuk janë vetëm kënaqësi, por dhe një dilemë e madhe. Njerëzit janë të ndryshëm, shijet po ashtu… por sa e vështirë është të dhurosh për një biznes. Diçka elektronike? Produkte të personalizuara? Çfarë do t’ju nxirrte faqebardhë përballë bashkëpunëtorëve tuaj më të mirë?
BusinessMag është këtu për t’ju ardhur në ndihmë. Pas disa hulumtimeve në tregun tonë, ja cilat janë dhuratat më të mira që mund të bëni për bizneset. Dhe të gjitha mund ti gjeni shumë lehtësisht edhe duke i kontaktuar online.
Nisi thjesht si një ide në një konkurs startup-esh nga një student 20 vjeçar, por sot kjo kompani i ofron zgjidhje një nga problematikave më të mëdha të shoqërisë së sotme: mungesës së karikimit. Quhet Neo Electronics dhe produkti i saj NeoCharger po shihet kudo i pranishëm në bizneset më në zë të Tiranës. Në këtë periudhë fundviti, fokusi i kompanisë është i përqëndruar në projektin “Dhuro një NeoCharger”. Ky projekt konsiston në dhurimin e një karikuesi të personalizuar te bashkëpunëtorët me të cilët biznesi punon çdo ditë të vitit, qofshin ata klientë besnikë, partnerë apo furnitorë.
Dhe ne e përzgjodhëm si një nga dhuratat më të zgjuara që mund të bëni për festa.
Prej 24 vitesh e pranishme në tregun shqiptar, kompania Hako ruan një traditë festash. Dhurata për të gjithë bashkëpunëtorët më të mirë. Një paketim i branduar me logon Hako, një kalendar risi ku në çdo muaj të vitit reklamohen produktet më të mira Hako, një axhendë e stilolaps i branduar – sigurisht në ngjyrë të kuqe,- dhe asnjëherë nuk mungon shija që kënaq të gjitha kërkesat e klientëve Hako, 2 paketime me sallame e proshuta.
Ktheni momentet në kujtime me Verë online! Është dhurata më e thjeshtë dhe më e mirë për festa. Pa e vrarë shumë mendjen, klikoni në AlimaniWinery dhe zgjidhni nga shumëllojshmëria e verërave që dyqani i tyre online ofron.
Mund të zgjidhni një shishe me verë apo mund të përfitoni nga kombinimet e veçanta për dhurata me tulipanë e orkide. Ju sugjerojmë një Merlot Reserva apo një Shesh i bardhë, sipas preferencave. Nxitoni të përfitoni dhe nga ofertat fantastike të kësaj periudhe.
Këtë periudhë festash bëhuni funny. Mendoni për një dhuratë, e cila do të sjellë buzëqeshjen te kushdo që e shikon. Le Futur është një nga zgjedhjet më të mira për të bërë dhurata të guximshme. Nga stilolapsat në formë gishti, arkë kursimi me pamjen e trurit e plot gjëra të frikshme, por ne menduam diçka më të butë. Një kornizë dedikur personazhit të vitit nga Times. Kush nuk do ta donte të ishte në atë kopertinë të paktën një herë në jetë…
Apo diçka më të thjeshtë. Një kornizë për të vendosur foton më qesharake me një mbishkrim.
355 Mobile është shtëpia e aksesorëve dhe telefonëve smart. Nuk po themi që të blini iPhone-in e fundit (edhe pse do të ishte dhuratë shumë e bukur …). Me modelet dhe trendet më të fundit të kasave dhe aksesorëve me çmime konkuruese, 355 sjell një ide më origjinale. Kasa telefoni plot ngjyra dhe atmosferë feste. Uroni Krishtlindjen dhe Vitin e ri me një veshje kaq të bukur për telefonin tuaj, të cilën mund ta përdorni vit pas viti.
Libri nuk është vetëm për festa, është për gjithë jetën. Një dhuratë që nuk i humb asnjëherë koha dhe vlera dhe sjell lumturi si kur merret ashtu dhe kur jepet.
Ndoshta nuk mund tju sugjerojmë titujt, por dimë vendin e duhur ku mund ti bleni ata, Bukinist.al. Bestseller, libra të rinj, klasikë, mund të zgjidhni libra motivues apo romane, po krahas tyre ju rekomandojmë dhe një Gift card. Marrësi më në fund do të blejë titujt që ka parë së fundmi të blihen nga të gjithë.
*Ju gjithashtu përfitoni 10% ulje në kategorinë Librat e Festave.
Në Sipri Gift festat vijnë kur ju i kërkoni. Dhuratat më të bukura të personalizuara për të bërë të lumtur një staf të tërë.
Mund t’ju sugjerojmë kombinimin e një filxhani të personalizuar me një shishe verë.
Apo kapuç babagjyshi dhe një top të personalizuar në pemën tuaj të stafit, e cila do të shkëlqejë ndryshe këtë vit.
Një tjetër sugjerim i këndshëm, në bashkëpunim me Sipri Gift, do të ishte dhe një kuti e madhe me çokollata e përshkuar me finesë nga një fjongo e personalizuar. Edhe shije edhe emër, me një gur vrisni dy zogj. Për më tepër, sipas hulumtimeve kjo është dhe një nga dhuratat më të pëlqyera, për çdo lloj feste.
Dyqan apo punishte, mund të themi thjesht se “Nji Mar, Nji Mrapsht“ është vendi ku punohet vetëm për dhurata. Gjatë vitit, për punime me motive shqiptare nga duart e artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe gjatë festave për kombinime të dhuratave festive. Prej gati 5 vitesh në treg, “Nji Mar, Nji Mrapsht“ është kujdesur për dhuratat e shumë institucioneve dhe bizneseve shqiptare.
Kartolina me detaje natyrale, shporta punim dore me gazeta ku brenda vendosen produktet tuaja të preferuara apo zbukurime të kënshme që mund të vendosen në çdo ambjent, shtëpi ose zyrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.