Dhoma Ekonomike e Gruas dhe Ambasada e Izraelit në Shqipëri sjellin projektin “WOMEN INNOVATIVE START-UPS”. Apliko! - Business Magazine Albania

Dhoma Ekonomike e Gruas dhe Ambasada e Izraelit në Shqipëri sjellin projektin “WOMEN INNOVATIVE START-UPS”. Apliko!

Dhoma Ekonomike e Gruas

Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Shqipëri hap thirrjen për aplikim për projektin “WOMEN INNOVATIVE START-UPS”.

Dhoma Ekonomike e Gruas ka për qëllim mbrojtjen e interesave ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të vetëpunësuara nga të gjitha sektorët e ekonomisë dhe ofrimi i shërbimeve ndaj tyre përmes zhvillimit të politikave favorizuese per mbështetjen ekonomike dhe sociale. Dhoma Ekonomike e Gruas sot është e shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë, përfaqësuar në anëtarësi me më shumë se 120 anëtare, përfaqësuese të çdo industie. Ajo sot ka ngritur rrjetin e bashkëpunimit dhe partneritetit me institucione të rëndësishme në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ambasada e Izraelit në Shqipëri mbështet zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend duke i dhënë një fokus të veçantë fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave sidomos në ndërtimin e bizneseve inovative duke u bazuar në të gjitha eksperiencat që vetë Izraeli ka në këtë fushë. Izraeli njihet globalisht si “Start-up Nation”, në botë, me numrin më të madh të startup-eve për frymë. Izraeli gjithashtu veçohet për ndërtimin e produkteve më të mira se ato ekzistuese përmes startup- eve të tij. Me një startup për çdo 1,400 njerëz në 9.3 milionë popullsi të Izraelit, vendi ka rreth 6000 startup-e aktivë dhe biznese të lidhura me teknologjinë.

Qëllimi i projektit

Qëllimi kryesor i këtij projekti është inkurajimi dhe promovimi i grave dhe vajzave sipërmarrëse, ose i atyre që aspirojnë të përfshihen në sipërmarrje, duke organizuar një konkurs “start-up business” ekskluzivisht për këto vajza dhe gra. Ky projekt synon gjithashtu të sigurojë një platformë me anë të së cilës gratë dhe vajzat mund të shfaqin idetë e tyre të biznesit, për të cilat do të marrin udhëzime dhe mbështetje nga sipërmarrës me përvojë dhe lider biznesi në Shqipëri dhe Izrael.

Fazat e projektit

Faza e parë, aplikimi: Kjo fazë i referohet dërgimit të propozimeve të startup-ve sipas kritereve të përcaktuara në projekt. Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 14 Qershor 2023.

Faza e dytë, selektimi: Faza e dytë është përzgjedhja e aplikimeve në bazë të kritereve të projektit nga një juri profesioniste e përbërë nga anëtarë përfaqësues të Dhomës Ekonomike të Gruas, Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, përfaqësues të sistemit të inovacionit në Shqipëri. Afati i shpalljes së ideve të përzgjedhura është data 24 Qershor 2023.

Faza e tretë, mentorimi: Idetë e përzgjedhura do të kalojnë në një proçes mentorimi për elaborimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të idesë së tyre të biznesit ose produktit. Periudha e mentorimit do të jetë 3 javore me ekspert të zhvillimit të biznesit dhe inovacionit. Mentorimi do të zhvillohet në muajin Korrik 2023.

Faza e katërt, pitching: Në javën e parë dhe të dytë të muajit Shtator 2023 aplikantëve të përzgjedhur do t’ju ofrohet suport për seancën e pitching, e cila do të zhvillohet përgjatë kësaj periudhe kohore. Aplikantët do të prezantojë idenë e tyre të biznesit në prani të një paneli jurie me 5 anëtarë. Anëtarët e jurisë do të vlerësojnë prezantimet dhe do të përzgjedhin 5 finalistët.

Faza finale, përzgjedhja fitueseve: Fituesit do të shpallet në eventin e ndarjes së çmimeve në prezencë të jurisë, mediave dhe një audience të ftuarish. Nga 5 finalistët, i përzgjedhuri i jurisë me idenë më të mirë të biznesit do të sigurojë një vizitë studimore në Izrael, ku do të ketë mundësinë për të mësuar dhe për të krijuar lidhje me sipërmarrës me përvojë, udhëheqës biznesi, dhe investitorë. Synohet që nëpërmjet këtij udhëtimi fituesi të vendos në jetë idenë e tij si dhe të përfshihet në një network me Izraelin për vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Gjithashtu do te ndahen çmime dhe për vendin e dytë dhe të tretë. Eventi i ndarjes së çmimeve do të jetë në javën e 3 të muajit Shtator 2023. Çdo shpenzim për këtë udhëtim financohet nga ambasada e Izraelit në Shqipëri.

Kush mund të aplikojë?

  • Individët vajza dhe gra të cilat kanë një ide inovative biznesi, produkti, etj.
  • Gra dhe vajza sipërmarrëse, biznesi i të cilave të jetë i rregjistruar jo më shumë se 5 vite.

Kriteret që duhet të plotësojë aplikimi:

  • Të sjellë një ide biznesi ose produkti e cila është inovative për tregun Shqiptar dhe ka mundësi përmirësimi të industrisë në të cilën do të operojë.
  • Të sigurojë impakt për
  • Ideja e biznesit të sigurojë rritje të shpejtë dhe mundësi për zgjerim edhe jashtë tregut
  • Ideja ose produkti të garantojë rritje të shpejtë të biznesit në të cilën do aplikohet në rastin e një biznesi

Dokumentet që duhen dorëzuar për aplikim:

  • Formulari i
  • Modeli i Biznesit ‘Canvas’.
  • Cv të aplikantit

Afati i aplikimit: 14 Qershor 2023 ora 17.00

Plotëso: Formularin e aplikimit

dhe dërgo në adresën e email: info@weca.al 

Ofrimi i asistencës për aplikuesit: Të gjithë aplikuesit për më shumë informacione ose suport mund të dërgojnë pyetjet e tyre në adresat e email: menaxhim@weca.al.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0