Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane: Te gjenden autoret - Business Magazine Albania

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane: Te gjenden autoret


Tirane- Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane i ben apel policise te gjeje sa me shpejt autoret e krimit dhe te vihen para ligjit.
Permes nje deklarate per shtyp ku shpreh edhe ngushellimet familjes se Artan Santos ajo i ben apel politikes te vleresoje sipermarrjen dhe mbrotjen.

“Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane i shpreh ngushellimet e saj familjes dhe njerezve te dashur te Artan Santos. Vrasja e nje prej sipermarresve me te shquar te Shqiperise eshte dhimbje e madhe per sipermarrjen private dhe te gjithe shqiptaret.Nje apel per policine per gjetjen sa me shpejt te autoreve te krimit dhe denimin e tyre me gjithe ashpersine e ligjit. Apel politikes per vleresimin e rolit te sipermarrjes private dhe mbrojtjen e saj. Apel qytetareve shqiptare per qytetari dhe ndjeshmeri.” thuhet ne deklaraten per shtyp.

Biznesmeni i njohur, bashkepronar i bankes “Credins” por edhe medias “Focus Group” dhe TV Scan, Artan Santo u ekzekutua mengjesin e djeshem ne zonen e ish bllokut ne Tirane

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0