Dhjetë ofrues të arsimit dhe formimit profesional morën grante për trajnime në vendin e punës të krijuara në bashkëpunim me kompanitë shqiptare - Business Magazine Albania

Dhjetë ofrues të arsimit dhe formimit profesional morën grante për trajnime në vendin e punës të krijuara në bashkëpunim me kompanitë shqiptare

10 projektet më të suksesshme nga Shqipëria janë propozuar për financim në thirrjen e tretë të Fondit Rajonal të Sfidave , duke alokuar 5.4 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institutet e aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.

16 Prill 2024, Tiranë – Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) organizoi Ceremoninë e tretë Kombëtare të ndarjes së garanteve në Shqipëri me qëllim publikimin e rezultateve të thirrjes së tretë dhe ndarjes së granteve për konsorciumet fituese.  Në thirrjen e tretë për shprehje interesi, RCF pranoi 155 aplikime nga konsorciumet e instituteve të formimit profesional dhe ndërmarrjeve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ky numër 39 aplikime ishin nga Shqipëria. Vendimi i Komisionit Përzgjedhës bazuar ne fondet në dispozicion për thirrjen e tretë rezultoi në propozimin per te financuar 35 projekte ne nivel rajonal, nga te cilat 10 projektet më të suksesshme nga Shqipëria duke alokuar 5.4 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institutet e aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.

Ceremonia e ndarjes së granteve u zhvillua në Hotel Maritim Plaza në Tiranë dhe mblodhi zyrtarë nga WB6 CIF, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ambasada Gjermane, Ambasada Zvicerane, KfW, SDC, AKPA, Fondi Rajonal i Sfidave, Dhomat e biznesit, Projektet e Donatorëve, organizatat partnere dhe konsorciumet fituese nga Shqipëria, për të shënuar suksesin.

Renato Vasili, Koordinator Rajonal në Fondin Rajonal të Sfidave, përshëndeti pjesëmarrësit në ceremoninë përmbyllëse të Thirrjes së Tretë të RCF në Shqipëri. Ai nënvizoi se me shpalljen e rezultateve të Thirrjes së Tretë, jemi dëshmitarë të rezultateve mbresëlënëse që tregojnë përkushtimin dhe inovacionin e pranishëm në sektorin e arsimit profesional. Ai deklaroi se pas tre thirrjeve, 21 projekte fituese në Shqipëri, ku përfshihen 23 institute të formimit profesional dhe 128 sipërmarrje partnere, përfitojnë një investim të konsiderueshëm në një total prej rreth 10.4 milionë euro, duke i hapur rrugën 3400 studentëve që të marrin pjesë në 39 programe trajnimi bashkëpunues novatore, që mbulojnë sektorë kyç si TIK, Turizmi, Energjia, Ndërtimi dhe Financat.

“Përpjekjet dhe përgjegjësia juaj për të bërë më të mirën për brezat e rinj dhe karrierën e tyre shërbejnë si parimet tona udhëzuese në RCF dhe na ngarkojnë me përgjegjësinë që së bashku të dyfishojmë përpjekjet tona dhe të përshpejtojmë procesin e zbatimit të këtyre projekteve në vitin 2024”, shtoi ai më tej. Z. Vasili e mbylli fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen e tij në emër të RCF, WB6 CIF, KfW dhe SDC për të gjitha konsorciumet fituese që u angazhuan me përkushtim dhe pasion për të përgatitur projekte trajnimi kooperativë konkurruese dhe novatore.

Znj. Ines Muçostepa, Presidente e Bashkimit të Dhomave të Shqipërisë, shprehu mirënjohjen e saj për Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe KfW, për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti për Shqipërinë. Ne besojmë, tha ajo, se bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet kompanive dhe institucioneve të formimit profesional është një bazë solide për një ekonomi të qëndrueshme dhe më të fortë dhe për këtë arsye e konsiderojmë shumë të rëndësishme përmirësimin e arsimit të dyfishtë në Shqipëri. Edhe këtë vit ne në CIF jemi shumë të kënaqur me interesin e madh që treguan kompanitë për këtë projekt, shtoi ajo, dhe jam akoma më e kënaqur me faktin që në Shqipëri u përzgjodhën 10 konsorciume për financim, duke u ndarë 5.4 milionë euro për investime. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, si një aktor i rëndësishëm në këtë proces, do të vazhdojë të punojë fort për të pasur sa më shumë përfshirje të sipërmarrjes shqiptare në projektet e ardhshme.

Iven Schad, Shef i Bashkëpunimit në Ambasadën Gjermane në Shqipëri, uroi konsorciumet fituese në emër të Ambasadës Gjermane dhe Ambasadorit Gjerman. Ai deklaroi se ndërsa lundrojmë në kompleksitetin e sfidave ekonomike globale, po bëhet gjithnjë e më e qartë se një fuqi punëtore e kualifikuar është guri i themelit i një ekonomie të lulëzuar dhe një biznesi konkurrues. Për Shqipërinë, investimi në arsimin dhe formimin profesional nuk është thjesht një opsion, por një imperativ strategjik për rritje dhe prosperitet të qëndrueshëm dhe, nënvizoi ai, në këtë drejtim jam veçanërisht i lumtur që qeveria gjermane ka ndarë edhe 10.8 milionë euro për një dritare kombëtare të RCF-se për Shqipërinë dhe 1 milion euro për asistencë teknike. Bashkëpunimi i ngushtë në trajnimin e dyfishtë profesional na lidh me Zvicrën, dhe në veçanti me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim (SDC), prandaj jam veçanërisht i kënaqur që Zvicra po bashkëfinancon RCF-në. Në total, RCF deri më tani është zotuar të financojë 99 projekte në të gjithë Ballkanin Perëndimor duke krijuar më shumë se 3,000 vende të reja trajnimi. 21 prej këtyre projekteve me një vëllim total prej 10.4 milion euro do të zbatohen në Shqipëri. Më tej ai shtoi se: “Jam i kënaqur që kemi mundur të zbatojmë RCF-në së bashku me shumë partnerë në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai e mbylli fjalën e tij duke falënderuar WB6 CIF, Njësinë e Menaxhimit të Fondit dhe theksoi bashkëpunimin me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, veçanërisht me Departamentin e AFP-se dhe Agjencinë Kombëtare për Punësimin dhe Aftësitë (AKPA), që kanë mobilizuar një mbështetje të jashtëzakonshme për shkollat ​​e AFP-së në vend gjatë procesit të aplikimit, duke rezultuar kështu në një sukses të madh në thithjen e një pjese të konsiderueshme të financimit nga RCF për fuqinë e ardhshme punëtore.

Philipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, përgëzoi fituesit dhe deklaroi se angazhimi i tyre është një përbërës thelbësor për një zbatim të suksesshëm të RCF-së. “Kur Gjermania dhe Zvicra bashkëpunojnë, mund të jeni të sigurt për një gjë: arsimi profesional do të afrohet pak më shumë me sektorin privat. Aftësitë e mësuara në klasa duhet të përputhen pa probleme me nevojat e sektorit privat. Dhe këtu është kaq e dobishme qasja e RCF-së: zvogëlon hendekun midis arsimit dhe industrisë, midis shkollave dhe biznesit, dhe përfundimisht midis punonjësve dhe punëdhënësve”, nënvizoi z. Arnold. Ai deklaroi se me fokusin e tij në përmirësimin e infrastrukturës, RCF plotëson më së miri programin zviceran për arsimin profesional i cili funksionon në nivel politikash dhe ndërton kapacitete në shkollat ​​e AFP-së. “Të gjithë ne dhe veçanërisht shkollat ​​fituese tani me siguri presim me padurim zbatimin e projekteve të përzgjedhura dhe të përfitojmë nga rezultate konkrete”, përfundoi përfaqësuesi zviceran.

Blendi Gonxhja, Ministër pë Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin përgëzoi 10 konsorciumet fituese në Thirrjen e Tretë të RCF për arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe theksoi se Qeveria e Shqipërisë ka iniciuar një sërë nismash strategjike për arsimin dhe formimin profesional që synojnë reduktimin e mospërputhjes së aftësive për të gjitha profesionet e kërkuara nga biznesi dhe një funksionim më të mirë të tregut të punës për të gjithë. Nëpërmjet mbështetjes së RCF-së, shtoi ai, ofruesit publikë të arsimit dhe formimit profesional plotësojnë një pjesë të nevojave të tyre që kanë të bëjnë me infrastrukturën, pajisjet, laboratoret apo trajnimin e stafit drejtues dhe mësimdhënës. Padyshim që fondet e buxhetit të shtetit në mbështetje të arsimit dhe formimit profesional janë rritur vitet e fundit, por një alternativë më shumë si projketi RCF shton mbështetjen në rritje dhe përmirëson aktivitetin e ofruesve të arsimit dhe formimit profesional. Ai shtoi se kjo përvojë e fituar na mundëson që të kemi staf të aftë për të shkruar projekte dhe për të aplikuar në alternativa të tjera financimi të fondeve të BE-së. Gjithashtu, përmes këtyre projekteve forcohet dhe rritet bashkëpunimi me sektorin privat dhe kompanitë, pasi aplikimet bëhen si konsorciume në bashkëpunim me këto kompani. Ai përfundoi duke shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë për Qeverinë Gjermane, Qeverinë Zvicerane KfW, SDC dhe Bashkimin e Dhomave të Biznesit dhe të Industrisë për mbështetjen e tyre ndaj RCF por edhe për mbështetjen e vazhdueshme për punësimin dhe arsimin e AFP-së në Shqipëri.

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) rrit konkurrencën e qëndrueshme të bizneseve në WB6 në rrugën drejt tregut unik të BE-së, përmes financimit të ofruesve të AFP-së duke adresuar nevojat për aftësi në bashkëpunim me kompanitë.

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ka financuar 64.43 milion Euro per RCF, ndërsa Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim (SDC) ka bashkëfinancuar 9.7 milionë CHF. Fondet i janë mandatuar Bankës Gjermane për Zhvillim KfW dhe zbatohen nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.

Për çdo pyetje të mëtejshme, mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF, Z. Renato Vasili, [email protected]

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0