Dëshironi të merrni vendime më të mira? Ja se çfarë duhet të bëni

Dëshironi të merrni vendime më të mira? Ja se çfarë duhet të bëni


Ne të gjithë kemi rrëmbyer një doner pasi ishim shumë të uritur për të pritur drekën. Po tani shkencëtarët thonë se stomaku juaj i zbrazët nuk ndikon vetëm në vendimet tuaja afatshkurtra rreth ngrënies. Mund të ndryshojë vendimet tuaja për gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me ushqimin.

Uria do të thotë preferenca të ndryshme:

Në një studim të udhëhequr nga Dr. Benjamin Vincent nga Universiteti i Dundee, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me ushqimin, paratë dhe shpërblimet e tjera kur nuk ishin të uritur dhe kur sapo kishin konsumuar një vakt. Studiuesit zbuluan se, kur njerëzit janë të uritur, ata janë më të paduruar dhe zgjedhin shpërblime më të vogla që mund t’i merrnin më shpejt. E thënë ndryshe, të kesh një stomak bosh ndryshon preferencat.

Lexo: 4 Vendime që çdo sipërmarrës i ri duhet t’i marrë para se të jetë shumë vonë

Pa ushqim, kemi probleme të shumta:

Ndërsa është më e rëndësishme të merrni vendime, sesa të kujdeseni për fytyrën tuaj, studimi tregon se të qenit i uritur mund të ndikojë në zgjedhjet tuaja në zyrë. Për shembull, ju mund të vendosni të shmangni një mbledhje të rëndësishme në vend që të fokusoheni plotësisht tek ajo, ose mund të mos jeni të fokusuar gjatë një takimi.

Pra, pranojeni se të punoni pa ngrënë mëngjes ose të punoni pa pushuar gjatë drekës ndikon më shumë në energjinë, përqëndrimin dhe produktivitetin tuaj. Kur ju konsumoni mëngjes bashkëveproni më mirë me të tjerët dhe punoni me një mentalitet afatgjatë. Duke pasur parasysh këtë, nëse keni diçka vërtetë të rëndësishme për të cilën duhet të vendosë i gjithë ekipi juaj, merrni në konsideratë një drekë të kujdesshme. Sjellja e ushqimit në tryezën e konferencave në të vërtetë mund të thotë një rezultat më i mirë.

Por, kjo lidhet ngushtë me udhëheqjen dhe kulturën e ndërmarrjeve. Njerëzit nuk hanë mëngjes dhe shmangin drekën, sepse janë të frikësuar nga dështimi, sepse ata nuk mund të heqin nga mendja idenë se më shumë është më mirë dhe fitimtarët nuk ndalojnë. Nëse dëshironi që ekipi juaj të punojë mirë, duhet të krijoni një mjedis ku nuk ndihet ky lloj presioni. Një faktor tjetër i parë nga studiuesit është se ushqimi i pamjaftueshëm është një fakt shumë i vërtetë në fuqinë punëtore. Shumë persona jetojnë një pasiguri ushqimore. Kjo do të thotë se ata nuk kanë gjithmonë qasje të mjaftueshme në ushqim, për të jetuar një jetë aktive dhe të shëndetshme.

Shumica e njerëzve nuk duan që të tjerët ta dinë se janë duke luftuar për të siguruar ushqim, kështu që kur dikush në ekipin tuaj punon me padurim nën një lente afatshkurtër, nuk duhet të supozoni se kjo është plotësisht e qëllimshme. Është e rëndësishme të kuptoni se me çfarë merren ata rreth jush dhe të përpiqeni të eleminoni sa më shumë burime pabarazie sa të keni mundësi me burime dhe mundësi të mira mbështetëse.

Në Shqipëri rreth gjysma e popullsisë jeton nën kufirin e të ardhurave prej 5 dollarë për frymë në ditë. Një studim i Bankës Botërore, ka nxjerrë në pah ndërkohë që ashpërsia e varfërisë është rreth 12%.

Gjithashtu konsumatorët përjetojnë problemin e pasigurisë ushqimore. Udhëheqësit e mirë, në mënyrë etike, thirren për të shmangur manipulimin e problemit. Dr. Benjamin Vincent vëren, se uria mund të ndikojë në atë që njerëzit blejnë. Ndaj, taktikat e kompanisë drejtuar njerëzve që kanë pasiguri ushqimore mund të ndikojnë realisht në thyerjen e ciklit të varfërisë.

Lexo: Ushqimi ndikon ne trurin e njeriut

Duke parë studimin gjerësisht, ushqimi nuk ka të bëjë thjesht me mbijetesën. Ai ndikon në aftësinë tuaj për të bërë zgjedhje inteligjente, për të gjetur rrugën në mënyrën e duhur.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0