Dëshironi të bëheni një sipërmarrës? Bëhuni pjesë e Blastoff Inventathon - Business Magazine Albania

Dëshironi të bëheni një sipërmarrës? Bëhuni pjesë e Blastoff Inventathon


AIA në bashkëpunim me MIT Lanch hap thirrjen për sezonin 2017-2018 për të rinjtë nga mosha 16-19 vjeç që dëshirojnë të bëhen sipërmarrës.

Përvoja e suksesshme e një prej grupeve të AIAs që u bë finalist në MIT Launch na jep krenari dhe besim se edhe këtë sezon të rinjtë tani do të prezantohet së bashku me moshatarët e tyre nga e gjithë bota.

Blastoff! Është fillimi zyrtar i sezonit 2017-2018 për MIT Launch Club, pjesë e së cilës është edhe Akademia AIA.

Për kë shërben BLASTOFF! ?

BLASTOFF! Është për ekipet e Launch Clubs nga e gjithë bota dhe adoleshentë të tjerë që janë të interesuar për sipërmarrjen dhe janë kurioz për mënyrën e fillimit të një kompanie. Ajo do të fillojë programin e klubeve të vitit shkollor. Merrni të gjithë kolegët tuaj dhe bëhuni pjesë në këtë event inovativ.

Çfarë duhet të prisni?

  • Shpallja e temës së Launch Clubs të këtij viti
  • Diskutime të shkurtra nga tre sipërmarrës që punojnë në atë industri
  • Ofrohen materiale për shkollat që kanë regjistruar mbi 20 studentë
  • Wrap-Up

Koha totale është 5-6 orë.

Çfarë është një INVENTATHON?

Ju do të bashkoheni në ekipe 3-6 persona për të shpikur një produkt që zgjidh një problem të vërtetë për botën. Nuk do të tregohet tema e Blastoff deri në ditën e shpikjes. Ekipi juaj do të garojë për të ideuar, ndërtuar, testuar dhe optimizuar shpikjen tuaj.

Dr. Juliana Goga-Cooke është organizatore e Blastoff Inventathon

Dr. Juliana Goga-Cooke drejton “G Academy of Design Thinking”, një Akademi e IOEE që ju ndihmon të sillni risi, komunikoni dhe të rriteni. Ajo iu ndihmon të përcaktoni sfidat tuaja dhe të dizenjoni zgjidhje inovatore, për të aplikuar dizejnimin e të menduarit për sfidat tuaja, për të lehtësuar eksperiencat për njohuri dhe biseda kuptimplota duke treguar një histori bindëse.

Për t’u bërë pjesë regjistrohuni në këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0