Deri në vitin 2040, më shumë se gjysma e makinave të reja do të jenë elektrike

Deri në vitin 2040, më shumë se gjysma e makinave të reja do të jenë elektrike


Makinat elektrike përbëjnë një fraksion shumë të vogël të automjeteve të shitura në të gjithë botën, por shumë shpejt kjo do të ndryshojë, sipas analizave të bëra nga Bloomberg New Energy.

Deri në vitin 2040, makinat elektrike mund të përbëjnë 57% të të gjitha shitjeve në botë, parashikon raporti. Makinat elektrike do të kenë një përqindje të ngjashme me shitjet e makinave komerciale të lehta në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Kinë.

“Ne të gjithë shohim mundësi reale që shitjet globale të makinave me pasagjerë konvencionalë të kenë arritur pikun e tyre,” tha Colin McKerracher, kreu i transportit të avancuar për BNEF.

Gjatë dy dekadave të ardhshme, shitjet globale të makinave elektrike do të rriten nga 2 milionë vitin e kaluar në 56 milionë në vitin 2040. Në të njëjtën kohë shitjet e automjeteve me karburant do bien nga 85 milionë vitin e kaluar në 42 milionë.

Kjo do të nxitet nga uljet e mëtejshme të çmimeve të baterive, të cilat kanë filluar të bien me shpejtësi. Që prej vitit 2010, kostot e baterive për kilovatorë kanë rënë me 85%, falë përmirësimeve në fabrikim dhe ekonomisë në rritje. Ndërkohë, po ndërtohen më shumë fabrika për bateritë.

Për këto arsye, makinat elektrike do të jenë më të lira se makinat me motor me djegie të brendshme deri nga mesi i vitit 2020 përsa i përket çmimit të shitjes dhe kostove afatgjata. Makinat elektrike kushtojnë më pak për t’u mbajtur dhe ngarë sepse elektriciteti është më i lirë se gazi apo nafta. Ato gjithashtu kërkojnë më pak mirëmbajtje sepse kanë më pak pjesë të lëvizshme.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0