Deri në 80 startupe do të mbështeten. Ministrja Ibrahimaj njofton se me 16 shkurt hapet thirrja per aplikime - Business Magazine Albania

Deri në 80 startupe do të mbështeten. Ministrja Ibrahimaj njofton se me 16 shkurt hapet thirrja per aplikime

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën zhvillimit të ekosistemit të startup-eve.

Në daljen për media pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj theksoi se, “përmes fondeve do të mbështeten startup-et në tre faza të tyre. Thirrja e parë do të hapet me 16 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për 30 ditë”

Sipas saj parashikohet të mbështeten 50-80 projekte, ndërsa fondi në total për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve për vitin 2024 është 3 milionë euro.

Në fazën fillestare mbështetja shkon deri në 1.5 milionë lekë maksimalisht dhe mund të aplikojë çdo individ që ka një ide.

Në fazën e dytë mbështeten subjekte që kanë 1 vit që operojnë në treg, pra që kanë dorëzuar 1 vit pasqyra financiare dhe kanë krijuar një prototip dhe nëpërmjet fondeve ata mund të zhvillojnë prototipin, i cili duhet të jetë i tregtueshëm. Në këtë fazë mbështetja financiare arrin maksimalisht 4.5 milionë lekë.

Faza e tretë parashikon subjekte që tashmë kanë një prototip të zhvilluar, që është i tregtueshëm, por ka ende nevojë për financim që të rritet apo ndërkombëtarizohet. Mbështetja financiare në këtë fazë shkon deri në 9 milionë lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0