Deklarata e të ardhurave, edhe nën 2 milionë lekë. Drejtoresha e Tatimeve jep argumentat e saj - Business Magazine Albania

Deklarata e të ardhurave, edhe nën 2 milionë lekë. Drejtoresha e Tatimeve jep argumentat e saj


Individët që sigurojnë të ardhura nga më shumë se sa një pagë, nga fillimi i vitit të ardhshëm do të duhet të duhet të deklarojnë të ardhurat dhe të taksohen për to edhe nëse kanë të ardhura nën 2 milionë lekë në vit. Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka theksuar para mediave se ky vendim po merret për të shmangur evazionin në tregun e  punës.

Sipas saj, “Dypunësimi ishte një burim shmangie dhe kjo nuk është e drejtë” Sipas saj janë me dhjetëra mijëra individë (inxhinierë, arkitektë, shefa guzhine, etj.), të cilët kanë bërë shmangie fiskale me qëllim që të deklaronin më pak tatim mbi të ardhurat. Pjesa më e madhe e këtyre individëve janë me paga të larta dhe si rrjedhojë ata i kap tatimi prej 23% për pagat e bashkuara mbi 150 mijë lekë.

Sipas Drejtoreshës së Tatimeve, deklarata e tyre do të jetë më e thjeshtuar.

Projektligji ende në diskutim, ka ngjallur debat mes ekspertësh. Shumë prej tyre kanë theksuar se për deklaratën personale duhet të ketë një vlerë dysheme dhe nuk mund të bëhet edhe nga persona me të ardhura të ulëta, që mund të mos përmbushin as nivelin e minimumit jetik.

Drejtoresha e Tatimeve tha se, “Nga verifikimet e bëra në sistem rezulton se aktualisht janë rreth 24 mijë individë që janë të dy apo trepunësuar tek punëdhënës të ndryshëm. Ato janë në profesione, që mirëpaguhen në tregun e punës, si inxhinierë, arkitektë, ekonomistë, mësues, pedagogë, konsulentë dhe guzhinierë. Në shumë raste ata kanë pozicione drejtuese në kompanitë ku janë të punësuar, si drejtorë ekzekutivë, drejtorë shitjesh, administratorë të kompanive, etj.”

Ndryshimi parashikon të bëhet efektiv me hyrjen në fuqi të ligjit, çka parashikon nisjen e përllogaritjes së të ardhurave të përbashkëta.

Deri më tani, detyrimin për të bërë deklarimin vjetor të të ardhurave e kishin vetëm ata persona që siguronin më shumë se 2 milionë lekë të ardhura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0