Deklarata e ekspertit, tregon librin në studio: Më 1927 Shqipëria kishte 10% më shumë blegtori dhe prodhim sesa sot - Business Magazine Albania

Deklarata e ekspertit, tregon librin në studio: Më 1927 Shqipëria kishte 10% më shumë blegtori dhe prodhim sesa sot

Bujqësia shqiptare ndodhet në një gjendje të vështirë dhe qeveria nuk ka vizion për zhvillimin e saj, në kushtet kur ka ulur ndjeshëm financimet dhe fondet e programit IPARD do të mungojnë. Ka qenë ky thelbi i deklaratave që ka bërë eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce në A2 CNN.

Duke debatuar ashpër me ish zv.ministren e Bujqësisë, Ermira Gjeci për politikat e qeverisë dhe qasjen e kësaj të fundit ndaj bujqësisë, eksperti ka treguar në studio një libër, të titulluar “Shqipëria në vitin 1927” dhe ka krahasuar bujqësinë dhe blegtorinë e asaj periudhe me atë të ditëve të sotme.

“Unë kam marrë një libër në bibliotekë, Shqipëria në vitin 1927. Në një faqe thuhet për blegtorinë, jemi më poshtë  me 10% deri në 12% sesa jemi sot në vitin 2023. Pra, në 1927-in kemi pasur 10% më shumë gjeth, kemi pasur 10% më shumë të imëta. Ndërkohë, më 1927-ën, raporti import/eksport ka qenë 1 me 2”, ka deklaruar eksperti Piku, duke treguar faqet e librit me tabelat përkatëse.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Financave, bujqësia jep një kontribut prej 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa merr fonde nga buxheti vetëm 2% të PBB-së.

Fastnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0