"Decentralized Web Summit", si do të ndryshojë interneti në të ardhmen? - Business Magazine Albania

“Decentralized Web Summit”, si do të ndryshojë interneti në të ardhmen?


Liderët e teknolgjisë do të takohen gjatë kësaj jave në San Francisco për të diskutuar të ardhmen e internetit.

Ngjarja e quajtur “Decentralized Web Summit” është e fokusuar në bërjen e internetit më të decentralizuar, më të sigurtë dhe më pak të censuruar, me theks në privatësi dhe ruajtjen e historisë.

“Decentralized Web Summit”

Ideja është që uebi të jetë një vend ku qeveritë nuk spiunojnë apo censurojnë informatat, ku kultura vlerësohet dhe informacioni ruhet në mënyrë të decentralizuar.

Ndër folësit e konferencës do të jetë edhe themeluesi i World Wide Web (www), Tim Berners-Lee.

Ai deklaroi për New York Times se spiunimi, bllokimi dhe rikanalizimi i përmbajtjeve të njerzve në internet, e ka humbur dëshirën e krijimit të gjërave të reja.

Një tjetër fokus i kësaj ngjarje ka qenë edhe diskutimi i sistemeve të pagesave përmes internetit dhe mënyrat e krijimit të teknologjisë së re që i përgjigjet sigurisë dhe kontrollimit të pagesave.

 

Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0