David Ogilvy, 10 këshilla si të shkruajmë për të bërë karrierë në Marketing - Business Magazine Albania

David Ogilvy, 10 këshilla si të shkruajmë për të bërë karrierë në Marketing


Në 7 Shtator të, 1982, Ogilvy iu nis të gjithë punonjësve të agjensisë memon e mëposhtme, me titullin: “Si të shkruajmë”. Aktualiteti dhe puna e përditshme më bën të besoj që edhe sot,mbeten këshilla shumë të vlefshme për secilin nga ne.

Ogilvy këshillon:

Sa më mirë të shkruani, aq më lartë do të ngjiteni në Ogilvy & Mather. Njerëzit që mendojnë mirë, shkruajnë mirë.
Njerëzit konfuzë shkruajnë shkrime konfuze, letra konfuze dhe fjalime konfuze.

Shkrimi i mirë nuk është një dhuratë e natyrshme. Duhet të mësoni të shkruani mirë. Këtu janë 10 këshilla:

1. Lexoni librin e Roman-Raphaelson për shkrimin. Lexojeni tri herë.
2. Shkruani në të njëjtën mënyrën si flisni. Natyrshëm.
3. Përdorni fjalë të shkurtra, fjali të shkurtra dhe paragrafë të shkurtër.
4. Asnjëherë mos përdorni fjalë zhargon si rikonceptimi, riklasifikimi, qëndrimi  gjykues. Ato janë shenjat dalluese të një gomari pretencioz.
5. Asnjëherë mos shkruani më shumë se dy faqe për çdo temë.
6. Kontrolloni citatet tuaja.
7. Asnjëherë mos dërgoni asnjë letër ose memorandum në ditën që e shkruani. Lexojeni me zë të lartë mëngjesin e ardhshëm – dhe pastaj redaktojeni atë.
8. Nëse është diçka e rëndësishme, merrni një koleg për ta përmirësuar atë.
9. Para se të dërgoni letrën ose memon tuaj, sigurohuni që është e qartë se çfarë doni të merrni nga marrësi.
10. Nëse doni VEPRIM, mos shkruani. Shkoni dhe tregojini personit çfarë doni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0