“Në të ardhmen, marrëdhëniet tona dypalëshe me Google do të jenë po aq të rëndësishme sa ato që kemi me Greqinë” tha Anders Samuelsen, ministri i jashtëm i Danimarkës. Samuelsen i përshkroi përpjekjet e qeverisë daneze në forcimin e lidhjeve të saj me kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë si “TechPlomacy.”
Ambasadori i teknologjisë do të kryejë detyra të ngjashme me ambasadorë të tjerë danezë dhe të negociojë në emër të vendit. Samuelsen tha ai ose ajo do të bisedojë me kompanitë e teknologjisë në lidhje me çështje të tilla si të dhënat e sigurisë dhe privatësisë.
Facebook njoftoi javën e kaluar se do të ndërtojë një qendër të re të dhënash 55,000 metër katror, në Odense, qytetin e tretë më të madh të vendit. Lajmi është mirëpritur në Danimarkë. Sipas qeverisë, vetëm 1% e kompanive që operojnë në Danimarkë janë të huaja, edhe pse janë përgjegjëse për 20% të të gjitha vendeve të punës në vend.
Burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto