Dafina Berisha, shqiptarja e parë që garon për deputete të Bundestagut gjerman - Business Magazine Albania

Dafina Berisha, shqiptarja e parë që garon për deputete të Bundestagut gjerman

Dafina Berisha, 21 vjeçarja me origjinë nga Kosova, synon të bëhet e para deputete shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo është kandidate e Partisë Social Demokrate (SPD) në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Dafina, prindërit e së cilës kanë shkuar në Gjermani nga Deçani, ka lindur dhe jeton në Hamburg. Ajo ka thënë se, krahas objektivave të partisë së saj, në parlamentin gjerman do të jetë edhe zëri i shqiptarëve.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”, ka thënë ajo.

Berisha është shprehur në mënyrë kritike për mos organizimin e shqiptarëve në Gjermani, ndonëse janë rreth 400 mijë që jetojnë në gjithë Gjermaninë.

Dafina Berisha, studente e drejtësisë, ka thënë se ajo ka qenë gjithmonë ambicioze dhe ka dëshiruar të arrijë sukses në politikë. Ajo ka treguar se në PSD është angazhuar si aktiviste qysh në moshën 17 vjeçare.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 26 shtator 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0