Cristiano Ronaldo ka tashmë monedhën e tij! - Business Magazine Albania

Cristiano Ronaldo ka tashmë monedhën e tij!

Cristiano Ronaldo ka tashmë monedhën e tij!

Cristiano Ronaldo tashmë ka një muze dhe një aeroport që mban emrin e tij në ishullin e tij të lindjes, Madeira, por së shpejti do të përjetësohet edhe në një monedhë.

Portugalia po lançon një monedhë speciale prej 7 eurosh për të nderuar Cristiano Ronaldon për kontributet e tij të jashtëzakonshme në ekipin kombëtar të futbollit, duke përfshirë udhëheqjen e tij drejt fitores në Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve UEFA 2018/19. Monedha përmban imazhin e Ronaldos dhe pseudonimin e tij “CR7” dhe do të ketë vlerë ligjore në vend.

Lexo edhe:Pigi, miku që ndihmon fëmijën tuaj të mësojë për financat!

Denominimi prej 7 eurosh, i frymëzuar nga numri legjendar i fanellës së Ronaldos, pritet të bëhet shumë i kërkuar.

E përshkruar si një “mundësi që vjen vetëm një herë në jetë” për koleksionistët, kjo monedhë “limited edition” e zbukuruar me imazhin e Ronaldos dhe logon e tij të njohur ‘CR7’, mund të arrijë vlera deri në 135,000 euro – rreth 150,000 dollarë – në tregun dytësor.

inside

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0