Në këto ditë kufizimesh duket qartë që zgjedhja ka nisur të jetë online, jo vetëm leja për të dalë por edhe blerjet e ndryshme po bëhen masivisht online.
Por ndërkohë që të gjitha bizneset tani po fillojnë të mendojnë të kalojnë aktivitetin online disa kompani kanë vite që janë të fokusuara aty.
Nettrade Albania është kompania më e madhe në Shqipëri për shitjet online dhe ushtron aktivitetin e saj prej 2012 e filloi me DyqanTaxi dhe më pas kaloi me Aladini.Al Bukinist.Al , Beba.al, Ide Dhuratash dhe Sekret.Al
Kjo është nga të paktat kompani që ka strukturën e përshtatur 100% për tregtinë online dhe në këto ditë duket që qindra shqiptarë po gjejnë zgjidhjet e tyre tek këto platforma.
Nga një vizitë e bërë tek kjo kompani pamë që duke mbajtur doreza dhe maskë stafi ishte në një fluks konstant pune. Punonjësit na informuan që prej gati dy javëve nuk po mundnin dot të përballonin fluksin e kërkesave nga klientët.
Të gjithë klientët e vjetër kanë ndryshuar sjelljen e tyre konsumatore, por po vihen re edhe shumë klientë të rinj. Klientë që kishin bërë 1 ose 2 blerje në vit tani po bëjnë 1 blerje në javë. Duke qënë se shumëllojshmëria është e madhe që nga ushqimoret kafe etj, që janë produtket më të reja të shtuara si pasojë e kërkesës deri tek bebelinat, televizorët apo frigoriferët klientët egzistues duke patur besimin tek ta ka zgjedhur të blejë gjithçka tek ta.
Administratori tregon për ne
Valer Pinderi, administratori shprehet që sasia e blerjeve tek ne është aq e madhe, por sërish klientët surprizohen sepse tani po nisin të shikojnë dhe kuptojnë benefitet e të blerit online. Ne ofrojmë mundësi nga porosia me facebook, deri tek blerja me këste pa dalë nga shtëpia fare, një mundësi unike e ofruar për herë të parë tek ne. Gjithashtu kemi zhvilluar eskluzivisht një buton që mjafton ta shtypësh atë të vendosësh numrin e telefonit dhe porosia bëhet.
Ne kemi futur shumë risi në tregun shqiptar dhe tentojmë maksimalisht për të ofruar besimin maksimal tek klienti prandaj jemi nga të parët që kemi ofruar 14 ditë mundësi kthimi tek klientët edhe përse ligji i detyron të gjithë bizneset t’i ofrojnë.
Gjithashtu tani jemi duke lançuar marketplace tek Aladini, e cila do t’u mundësojë njerëzve dhe bizneseve të shesin vetë produktet e tyre tek ne. Ne do jemi garanti për konsumatorin që produkti do jetë i sigurt dhe do jetë i mbrojtur nga çdo pasiguri nga ne.
Çfarë po blihet më shumë?
Aktualisht kemi një 4 fishim të xhiros ku mund të identifikoj si kategoritë më të shitura:
Ekspresët e kafesë duke patur parasysh që kafet janë mbyllur është vënë re një rritje ekstreme e ekspresëve me kapsula dhe ne kemi AMA, Lavazza, Illz, Mon Cheri kështu kemi plotësuar të gjitha nevojat kjo ka sjellë një shumëfishim të shitjeve në këtë kategori.
Librat çuditërisht kanë një rritje të madhe dhe nuk besoj se është si pasojë e mbylljes së librarive sepse ne kemi qënë prej 2 vjetësh shitësi më i madh me pakicë i librave në vend me www.bukinist.al por sepse është rritur vëmendja tek leximi në këto kohë karantine. Kemi qindra libra të shitur çdo muaj dhe për ne kjo ka qënë surprizë e vërtetë.
Laptopë gjithashtu ka pasur kërkesë të lartë, shumë njerëz janë detyruar të punojnë nga shtëpia dhe ju është dashur një laptop. Duke patur parasysh që ne kemi të rinj dhe të përdorur sërisht jemi bërë pikë referimi.
Lodrat e fëmijëve gjithashtu kanë pasur një rritje shumë të madhe. Familjet duan të gjejnë forma për të kaluar kohën me fëmijët dhe kanë zgjedhur kryesisht lojrat edukative, kurse Puzzle mbaruar që ditën e parë. Si duket është një nga mënyrat më të mira për të kaluar kohë. Gjithashtu video game ka pasur një kërkesë shum të lartë edhe Playstation është mbaruar që ditën e parë, për fat kemi gjetur furnizime të tjera.
Problemet kryesore
Për fat të keq tani kanë nisur të shesin të gjithë online dhe duke patur parasysh që shitja online nuk është aq e lehtë saç duket ka pasur shumë zhgënjime tek disa klientë që e kanë provuar për herë të parë. Shpresoj që kompanitë të përmirësojnë shpejt cilësinë, ne jemi dhe kemi qënë të gatshëm ti ndihmojmë në ndërtimin e kapaciteteve të tyre online por situata nuk na lejon ti mundësojmë të gjithëve atyre këtë shërbim. Shpresoj që situata të kalojë shpejt dhe të kemi mundësi të ndihmojmë sa më shumë kompani ta përmirësojnë shërbimin online që kështu edhe konsumatori shqiptar ta ketë si alternativën më të mirë për blerje.
Problematika me furnitorët është gjithashtu një problem që na shqetëson. Shumica nuk mund të operojë normalisht dhe na vonojnë produktet duke i shkaktuar kështu vonesa klientëve. Megjithatë vonesat në shitjet online tani janë të kuptueshme dhe në gjithë botën po ndodh e njëjta gjë, kështu klientët na kanë mirëkuptuar në shumicën e rasteve.
Dhuratë për lexuesin tuaj
Duke ju falenderuar për intervistën do kishim kënaqësi që vetëm lexuesit tuaj t’u jepnim disa ulje eskluzive.
10% ulje për të gjitha librat tek bukinist me kuponin ONLINE2020
1000 Lekë ulje për laptopin apo televizorin që mund të zgjidhni ketu me kuponin TECH20
dhe televizore ketu
10% ulje për Makinat e qethjes qe i gjeni ketu dhe pjastrat per floket ketu me kodin STYLE20
10% ulje për çdo Elektroshtëpiake të Vogla qe i gjeni ketu me kuponin HOME20
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.