Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka akorduar sot 90 milion € për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19.
Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon t’i ndihmojë ata që të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Ky disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale-ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.
“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një ‘Memorandumi Mirëkuptimi’ me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion euro. Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë”, thuhet në deklaratën e KE-së, e publikuar nga Luigi Soreca në Twitter.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.