Italia dërgoi në Shqipëri një ekip prej 7 ekspertësh për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, të cilët u pritën nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ekspertët mbërritën në Tiranë në 30 korrik. Ata do të ndihmojnë me konsulencë homologët e tyre në Shqipëri.
Grupi i ekspertëve përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes.
Bashkë me ekspertët, Italia do t’i dhurojë Shqipërisë dhe 500.000 maska kirurgjikale për mbrojtjen e stafit mjekësor.
Në mars, kur Italia ishte vendi për i prekur nga virusi në Europë dhe po përjetonte situatën më të rëndë sa i përket mungesës së stafit mjekësor dhe kolapsimit të spitaleve, Shqipëria dërgoi 30 mjekë në rajonin e Lombardisë në Itali, rajonin më të prekur nga koronavirusi.
Lexoni: Shqipëria dërgon mjekë e infermierë në Itali
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto