COVID-19, Anulohet Oktoberfest, festivali më i madh i birrës

COVID-19, Anulohet Oktoberfest, festivali më i madh i birrës


Oktoberfest i Mynihut, festivali më i madh në botë, ku njerëz nga e gjithë bota mblidhen së bashku, u anulua si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Gjashtë milionë njerëz shkojnë në kryeqytetin bavarez çdo vit për festën dy javore, të zhvilluar në tenda të mbushura me tavolina dhe stola të gjata prej druri, ku distancimi social do të ishte i pamundur. Eventi, i cili ishte planifikuar të zhvillohej nga data 19 shtator deri më 4 tetor, gjeneron rreth 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) për qytetin.

Lexoni: Arsimimi imponon emancipim. Edukimi tërësor është liri për të gjithë

“Ky nuk është një vit normal dhe është për fat të keq një vit pa Oktoberfest,” tha Markus Soeder, kryeministri i shtetit gjerman jugor, duke njoftuar një vendim që ishte pritur gjerësisht.

Festimet datojnë që prej vitit 1810, kur u mbajt Oktoberfesti i parë për nder të martesës së Princit të Kurorës, Ludwig.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0