Arsimimi imponon emancipim. Edukimi tërësor është liri për të gjithë

Arsimimi imponon emancipim. Edukimi tërësor është liri për të gjithë


Nga Marjana Koceku

Dua ta nis me një thënie të Nelson Mandelës “Arsimi është arma më e fortë për të ndryshuar botën”. Kjo i shpreh të gjitha arsyet se pse zgjodha ta shkruaj këtë shkrim. Dija është arma më e fortë e një njeriu për të mbrojtur veten dhe si e tillë, arsimi është një e mirë e detyrueshme me qëllim që të jetohet një jetë e denjë, në liri dhe me emancipim.

Lexo: Gallup: Sëmundja nuk është në trup, por në kokat tona

Shoqëritë më të forta sot dhe më të emancipuara janë ato ku sistemi I arsimit dhe I edukimit është I fortë dhe I shëndetshëm. Edukimi është çelësi i suksesit dhe i përparimit. Që nga fillimi, proceset emancipuese vendosin çështjen e shkollimit në qendër të shqetësimeve të tyre. Gjatë formimit të kombeve të reja, vendlindjeve, institucioneve dhe vendeve, dolën qytetarë të rinj që u distancuan nga statusi i tyre vartës dhe ky proces duhej të arrihej përmes shkallës masive të shoqërizimit që ndodh përmes shkollimit.

Por, dy procese të tjera të konverguara në logjikën emancipuese; nga njëra anë, mënyrat me të cilat territoret e pavarura do të përcaktonin organizimin dhe funksionimin e tyre politik ishin akoma “për t’u përcaktuar”, kështu që mosmarrëveshja e brendshme politike ishte shumë e fortë në lidhje me mënyrën sesi qeveritë, regjimet ose klasa synonin të përqendrojnë kryerjen dhe imponimin e kritereve te tyre, të cilat krijuan një shumëllojshmëri të gjykimeve autonome, në një shkallë makro dhe mikro, të cilat i dhanë realizim praktik kësaj pikëpamjeje të re të sovranitetit. Vetëm një shoqëri e cila investon në edukim mund të ecë përpara.

Sidoqoftë, emancipimi i individit kujton fjalët e famshme të Kantit për Iluminizmin dhe kurajon për guximin e të menduarit- fjalë që janë përsëritur dhe parafrazuar përsërikohë me kohën. Megjithatë, një nga paradokset më ironike të historisë së arsimit është se pothuajse të gjitha sistemet ideologjike dhe politike, pavarësisht nga natyra e tyre, janë përpjekur të imponojnë vlerat dhe normat e tyre duke disiplinuar individët përmes shkollimit. Në këtë kuptim, shkollat ​​konsideroheshin instrumente të fuqishme në shoqërizimin e njerëzve sipas preferencave ideologjike ose politike të sistemit.

Emancipimi ka qene përdorur shpesh në lidhje me të drejtat e grupeve specifike, të konsiderueshme brenda shoqërisë siç është emancipimi i skllevërve (liria nga skllavëria) ose emancipimi i grave si pjesë e lëvizjes së votimit (liria për të votuar në zgjedhje). Ai nënkupton një marrëdhënie fuqie me anë të së cilës një grup brenda shoqërisë është, me vetëdije ose ndonjëherë pa vetëdije, shtypëse një grup tjetër në shoqëri që po kërkon ose pret një barazi në trajtim.

Edukimi, si një sistem i rëndësishëm i veprimtarisë njerëzore, është parë në vetvete nga shumë si mjete për të arritur emancipim për të gjitha grupet brenda shoqërisë (emancipimi i njerëzve përmes arsimit) dhe si një proces brenda të cilit mund të ketë kufizime të caktuara grupesh brenda shoqërisë nga pjesëmarrës të tjerë që duhet të tejkalojne kete proces (emancipimi i nxënësve dhe mësuesve brenda arsimit). Emancipimi është koncept gjithëpërfshirës, që kap nën ombrellën e tij aspekte nga më të ndryshmet.

Emancipimi pra përherë ka kuptimin e pavarësimit nga diçka, theyrjen e prangave që pa ndonjë arsye të mirë kufizojnë lirnë e personit. Nëse përkufizimi mbetët vetëm në këtë kuptim atëherë ai mbetet përkufizim negativ, si ikje apo arratisje nga diçka. Por edhe pse duket se ky është kuptimi primar i fjalës, në fakt, ky është kuptimi derivativ i tij. Kuptimi primar qëndron në vetëdijësimin për ndikimet negative të traditës nga e cila dëshirojmë të largohemi.

Lexo: Nuk e morët pagën e luftës? Ja ku mund të ankoheni

Emancipimi ka të bëjë, pra, me vetëdijësimin se një traditë apo praktikë, personale apo shoqërore, është duke patur ndikim negativ në vetëdijën tonë për lirinë; se tradita apo praktika në fjalë është shtypëse, se ajo nuk e akomodon vetëdijen tonë për lirinë. Liria është vlera fundamentale e njeriut mbi të cilën presupozohen të gjitha vlerat dhe normat tjera morale dhe kulturore. Prandaj edhe heqja e lirisë është në vetvete dehumanizim i njeriut.

Të emancipohesh nuk do të thotë të largohesh nga çdo rregull që imponon shoqëria: së paku një rregull fundamental moral nuk mund të shkelet kurrë pa e shpërfillur njëkohësisht edhe emancipimin: nuk mund të shkelësh lirinë e tjetrit në emër të emancipimit tënd. Emancipim, pra, nuk do të thotë lirim nga çdo përgjegjësi që njeriu ka ndaj tjetrit; emancipim do të thotë lirim nga ato tradita, ato zakone, që bien ndesh me vetëdijen e njeriut si qenie e lirë dhe morale.

Emancipimi është përherë i kushtëzuar nga rrethana specifike historike, që ndryshojnë nga vendi në vend dhe nga një periudhë historike në tjetrën. Vetëdija për lirinë nuk ndryshon, por përmbajtja e kësaj vetëdije gjithsesi është e kushtëzuar nga variabla të ndryshëm shoqërore dhe personale. Ideja e emancipimit është ngushtë e lidhur me idenë e vetëdijësimit dhe realizimit të lirisë së njeriut, me faktin se një praktikë është bërë shtypëse dhe krijon situata ku as liria dhe as barazia nuk realizohen.

Arsimi ka treguar që është e vetmja mënyrë për të jetuar një jetë ku individi jeton I lirë dhe nuk shtypet por zhvillohet në paqe me institucionet dhe shoqërinë. Unë jam një partizane e madhe e arsimit dhe edukimit. Mendoj që brezat duhet të edukohen që të duan dijen, si rrjedhojë dhe do të luftojnë për të vërtetën dhe të drejtën. Kështu hidhen bazat e një shoqërie të lirë, bashkëpunuese dhe ku individi së bashku me familjen si njësinë bazë të shoqërisë, mund të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe të kenë një të ardhme të sigurtë. Kemi parë përgjatë historisë se si shoqëritë dhe sistemet më lehtësisht të manipulueshme janë pikërisht ato vende ku arsimi dhe edukimi nuk kanë vendin e merituar.

Arsimi duhet të qëndrojë në majë të piramidës jo vetëm teorikisht por edhe praktikisht. Vetëm nëpërmjet edukimit cilësor shoqëritë mund ta gjejnë rrugën e duhur. Edhe diktaturat dhe sistemet më shtypëse kanë lindur dhe lulëzuar kryesisht në ato shoqëri ku ka munguar arsimi. Kështu ato e kanë pasur më të lehtë të ngulin rrënjët e injorancës dhe të shtypjes. Individi dhe shoqëria duke qenë e paarsimuar dhe e paedukuar, e ka të vështirë të bëjë dallimin midis të mirës dhe të keqës dhe nuk mund ta kuptojë qtë që i serviret. Ai mund ta pranojë atë, pa e ditur përmbajtjen dhe pasojat. Kjo është mungesa e mendimit kritik, e cila con në verbim dhe shtrembërim të individit dhe shoqërive. Në këto kushte lehtësisht shiten dhe blihen votat, manipulohen turmat dhe brohoritet e keqja.Kjo shpie në një të ardhme të pasigurtë për vendin dhe shoqërinë. Këtu vihen shumë pikëpyetje dhe merren tatëpjeta.

Lexo: Ul stresin. Islanda sugjeron banorët të përqafojnë një pemë në ditët e distancimit social

Mungesa e vëmendjes dhe e vlerësimit të një të mire mund të cojë në vlerësimin e duhur të saj një ditë. Arsimit dhe edukimit si dhe titullarëve të tyre tu jepet vendi I duhur në mënyrë që individi dhe shoqëria të iluminohen dhe të bëjnë zgjedhjet më të mira për vete dhe shoqërinë dhe të kontribojnë për vendin. Të arrihet edukimi tërësor dhe kështu është arritur liria për të gjithë, sepse injoranca është armikja më e madhe e njeriut, ajo që i ka rezistuar kohërave por që mund të luftohet dhe të vritet vetëm nëpërmjet arsimit dhe dijes.

Një shoqëri e shëndetshme është një shoqëri e arsimuar!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0