COVID-19, 50 raste të reja dhe 1 viktimë gjatë 24 orëve

COVID-19, 50 raste të reja dhe 1 viktimë gjatë 24 orëve

COVID-19

50 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1838. Eugena Tomini, nga ISHP njoftoi se një pacient 69-vjeçar nga Kruja ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pas disa ditësh nën trajtim intensiv.

Të infektuarit e rinj janë 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës dhe Fier, 3 në Korçë, nga 2 raste në Vlorë dhe Elbasan, nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Lexoni: Fondacioni Vodafone prezanton edhe në Shqipëri DreamLab, aplikacioni në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 22 mijë persona, prej të cilëve janë:

1838 të infektuar,

42 viktima;

1114 të shëruar,

682 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 19 qershor është:

Tiranë, 317 pacientë aktivë,

Durrës, 140 pacientë aktivë,

Shkodër, 112 pacientë aktivë,

Vlorë, 45 pacient aktivë,

Fier, 28 pacientë aktivë,

Elbasan, 11 pacientë aktivë,

Korçë, 10 pacient aktivë,

Lezhë, 12 pacient aktivë,

Kukës, 5 pacientë aktivë,

Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Berat, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0