Fondacioni Vodafone prezanton edhe në Shqipëri DreamLab, aplikacioni në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

Fondacioni Vodafone prezanton edhe në Shqipëri DreamLab, aplikacioni në mbështetje të kërkimit shkencor mbi Covid-19

DreamLab

Kushdo që ka një telefon inteligjent mund të bëhet pjesë e luftës kundër Covid-19, pa shumë mund, por vetëm duke karikuar celularin.

Këtë mundësi e ofron aplikacioni DreamLab, i cili përdor fuqinë e procesorëve të telefonit gjatë karikimit për të përshpejtuar kërkimin shkencor për coronavirus-in e ri Covid-19. Fondacioni Vodafone dhe shkencëtarët e Imperial College London, po bashkëpunojnë për të shfrytëzuar teknologjinë e DreamLab për të përshpejtuar zbulimin e kurave për Covid-19.

Aplikacioni DreamLab është krijuar nga Fondacioni Vodafone Australia, me qëllim vënien në dispozicion të teknologjisë për përshpejtimin e kërkimeve kundra kancerit. Me lindjen e Covid-19, Fondacioni Vodafone po vë në dispozicion të njëjtën teknologji për të ndihmuar studiuesit në Kolegjin Imperial në punën e tyre për zbulimin e kurave për Covid-19.

Aktualisht, DreamLab është shkarkuar  nga përdorues  në Australi, Itali, Zelandë e Re, Spanjë, Rumani, Britani të Madhe, Portugali, Gjermani, Turqi, Greqi, Irlandë dhe së fundmi edhe në Shqipëri.

DreamLab mund të shkarkohet dhe përdoret falas nga klientët Vodafone, pa shpenzuar nga paketa e tyre mujore. Megjithatë, ai mund të përdoret dhe nga përdorues të operatorëve të tjerë duke zgjedhur sasine e MB që duan t’i dedikojnë DreamLab si edhe nëpërmjet rrjetit wireless. Studiuesit besojnë se në planin afatgjatë kjo iniciativë do të përshpejtojë zbulimin e një kure efektive për trajtimin e  Covid-19.

Projekti është ndarë në dy faza:

  1. Për të identifikuar nëse në ilaçet ekzistuese dhe molekulat e ushqimeve ekzistojnë elementë antiviralë.
  2. Për të rritur efikasitetin e këtyre ilaçeve apo molekulave duke optimizuar kombinimet e tyre me vetitë antivirale.

Ndërkohë që kërkimi tradicional eksperimentues dhe metodat standarde të kërkimit mund të kërkojnë vite për t’u zhvilluar, kjo metodë procesimi, e bazuar në cloud, mund të zvogëlojë në mënyrë drastike kohën e nevojshme për të analizuar sasinë e madhe të të dhënave që ekzistojnë për Covid-19. Nëse një kompjuteri personal do t’i duheshin dekada për të përpunuar gjithë këto të dhëna, rrjeti prej 100,000 telefonash inteligjentë mund ta kryejë të njëjtin proces për vetëm dy muaj.

“Me shumë kënaqësi do të ofrojmë teknologjinë tonë DreamLab për të ndihmuar studiuesit në Kolegjin Imperial në punën e tyre për të luftuar coronavirus-in,” tha Joakim Reiter, Drejtor i Punëve të Jashtme i Vodafone Group. “Aplikacioni DreamLab i Fondacionit Vodafone ka mbështetur tashmë kërkimet mbi kancerin dhe kjo falë pjesëmarrjes së klientëve tanë. Ne duam që të vazhdojmë misionin tonë dhe tani që  shoqëria po përballet me COVID-19.”

Dr Kirill Veselkov nga Departamenti i Kirurgjisë dhe Kancerit në Imperial College London dhe udhëheqës i studimit, tha: “Ne kemi nevojë urgjente për trajtime të reja kundër Covid-19. Ka ilaçe ekzistuese që mund ta trajtojnë, por kemi ende nevojë për të bërë analiza komplekse nëpërmjet inteligjencës artificiale. Kjo do të na ndihmojë të zbulojmë se cila molekulë ose cilat kombinime të molekulave mund të jenë në gjendje të luftojnë virusin. I gjithë ky proces kërkon fuqi të lartë përpunimi dhe nëpërmjet DreamLab do të mund ta bëjmë këtë punë të rëndësishme brenda një afati kohor shumë më të shkurtër. “

Për të shkarkuar aplikacionin, kërkoni për DreamLab në Appstore iOS ose Play Store për Android dhe bëhuni pjesë e luftës kundra Covid-19 vetëm duke karikuar celularin tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0