COVID-19, 28 raste të reja, 174 të prekur, 6 të vdekur

COVID-19, 28 raste të reja, 174 të prekur, 6 të vdekur


28 persona të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 174 të infektuar.

Një 71-vjeçare nga Tirana, e infektuar me koronavirus, vdiq mbrëmjen e së mërkurës në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 6 numrin e viktimave në vend. Ajo vuante nga hipertensioni.

Mes të infektuarve janë dhe 4 fëmijë, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në informimin e përditshëm, të enjten paradite, Eugena Tomini njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Tropojë me dy persona të prekur.

Lexoni: Bie qeveria e Albin Kurtit. Pandemia COVID 19 nuk frenon konfliktet politike

Në 24 orët e fundit janë testuar 103 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1144 persona, ku:

– 174 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 17 janë shëruar,

– 6 kanë vdekur,

– 73 persona janë të shtruar në spital,

– 3 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Përhapja e koronavirusit deri më 26 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 102 persona;

— Në Durrës: 10 persona;

— Në Fier:  18 persona;

— Në Lushnjë: 4 persona;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 11 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 3 person;

— Në Lezhë: 4 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 1 person.

— Në Tropojë: 2 persona.

Lexoni: Shërohet një mjek dhe një infermiere mes 7 qytetarëve që rezultuan negativ në testin e radhës ndaj Covid-19

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0