Bie qeveria e Albin Kurtit. Pandemia COVID 19 nuk frenon konfliktet politike - Business Magazine Albania

Bie qeveria e Albin Kurtit. Pandemia COVID 19 nuk frenon konfliktet politike


Gjendja e luftës ndaj koronavirusit ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, përfshirë shtetin e ri e të vogël Kosovën. Por, edhe pse në këto kushte emergjence shëndetësore, Kosova po përballet edhe me një krizë politike. Parlamenti i Kosovës ka rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin e saj Albin Kurti.

Mocioni i mosbesimit në parlament u miratua me një shumicë votash, 82 vota. Ky mocion u propozua nga vetë aletati në qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës, ku diskutimet për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë kanë qenë shkak i krisjes.Duke e cilësuar të pavend, Kurti pasqyroi gjatë seancës plenare ndërhyrjet e qeverisë për të ulur shpenzimet lidhur me krizën shëndetësore që ka përpara vendi. Gershëra ka prekur drejtues entesh, përfaqësues të lartë të institucioneve publike, konsulentë, të cilët Kurti i ka cilësuar si kosto e tepërt për vendin.

Kjo alenacë arriti të kurorëzohej vetëm një muaj më parë me mundësinë e  qeverisjes. Aj ou parapri nga një periudhë e gjatë negociatash që vonuan formimin e qeverisë.

Lexo: Krijohet qeveria e Kosovës, nënshkruhet marrëveshja

Këto zhvillime kanë ngajllur reagime të shqiptarëve në vende të ndryshme, Përfaqësues politikë, por edhe të shoqërisë civile në Shqipëri, kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë krizë politike në Kosovë, ndërsa vendi duhet të përballlet me krizën shëndetësore. Po ashtu, personalitete të shumta, kanë përshëndetur qëndrimin e kryetares së parlamentit Vjosa Osmani, Ajo është pjesë e LDK-së por deklaroi publikisht votën e saj kundër dhe kundërshtoi rrëzimin e qeverisë, duke theksuar se kjo nuk mund të ndodhte në këtë kohë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0