COPI, startup-i që vendos në qendër të tij klientin - Business Magazine Albania

COPI, startup-i që vendos në qendër të tij klientin


COPI quhet startup-i që një grup të rinjsh ka krijuar duke vendosur në qendër të tij klientin. Startup-i ka lindur dhe po zhvillohet prej 8 muajsh tashmë në KPT Hub, klubi i inovacionit pranë Kolegjit Profesional të Tiranës.

Ekipi i COPI përbëhet nga Gledis Qose, 19 vjeç, i cili studion pranë Kolegjit Profesional të Tiranës në vitin e dytë dega Elektronikë, si dhe anëtarët e tjerë Ervis Qose, Albjon Prenga dhe Marsel Tabaku.

Në një intervistë për BusinessMag Gledis na tregon se COPI është një mënyrë inovative se si biznesi mund të lidhet drejtpërdrejt me klientin, duke bërë të mundur që ky i fundit të japë përshtypjet e tij për shërbimin apo produktin e ofruar. Duke bërë këtë, biznesi ku COPI do të vendoset do të shikojë se si mund të përmirësojë shërbimin apo produktin. Si dhe bizneset dhe institucionet mund të marrin vlerësime nga klientët e tyre për shërbimet dhe produktet në mënyrë shumë të thejshtë dhe anonime. Gjithashtu nëse klienti dëshiron mund të japë një koment më të detajuar dhe pronari apo menaxheri i biznesit mund të shikojë këto të dhëna në formë grafiku në llogarinë e tij personale që aksesohet në website https://customeropinion.al dhe së shpejti do të ketë edhe një aplikacion.

“Duke parë që bizneset apo institucionet kanë nevojë për opinionin e klientit dhe klienti ka nevojë për një sistem sa më të thjeshtë, ne menduam të bëjmë një sistem sa më të thjeshtë në përdorim nga klientët në krahasim me sistemet e tjera si Aplikacionet Mobile apo Web,” tha Gledis.

Sistemi mendohet të ketë një tarifë mujore që përfshin pajisjen (customize sipas dëshirës së klientit), suportin si dhe llogarinë në të cilën klienti akseson të dhënat.

Ashtu si çdo startup në fillimet e veta nevoja për financim ka qenë një ndër problematikat e hasura edhe pse një pjesë të mbështetjes financiare për projektin si dhe ambjentin e punës skuadrës ja ka siguruar KPT HUB.

Në një studim tregu cunat e COPI thonë se në Shqipëri nuk ekziston për momentin asnjë platofrmë e ngjashme.

“Pika jonë e fortë është rregullimi (Customize) i pajisjes sipas dëshirës së klientit, dërgimi i njoftimeve, gjithashtu çdo vlerësim është anonim dhe kjo pajisje mund të punojë deri në 4 muaj vetëm me një karikim,” këto janë disa nga avantazhet e pajisjes sipas Gledis.

Gledis thotë për BusinessMas se mënyra që ata kanë ndjekur për promocimin e pajisjes kanë qenë rrjetet sociale, emisionet televizive, panairet si dhe kanë arritur të vendosin prototipe në ambientet shkollore.

Shumë shpejt pritet të fillojnë shitjet dhe të krijohet një brand, ku qëllimi primar është tregu shqiptar e më pas vendet fqinje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0