ConsciESG tani e gjeni edhe në Prishtinë! - Business Magazine Albania

ConsciESG tani e gjeni edhe në Prishtinë!

ConsciESG tani e gjeni edhe në Prishitinë!

ConsciESG, një start-up që operon në fushën e ESG (Environmental, Social & Governance) Fintech e fituese e disa çmimeve ndërkombëtare në këtë fushë, e themeluar nga dy vajza shqiptare, po lancon platformën e saj globale të qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor, duke filluar me eventin e tyre lançues të parë në Prishtinë më 16 nëntor.

Viti i kaluar, që nga krijimi i ConsciESG, është karakterizuar nga arritje të rëndësishme të inovacionit, duke filluar me një çmim nga UNDP Boost si Gratë më Inovatore të Europës e Azisë Perëndimore në vitin 2022, deri te mbyllja e investimit të tyre të parë në qershor 2023 nga fondi Kroat VC, Fil Rouge Capital.

Në nivel global, ConsciESG konkurron me një model shkencor që mat e ndjek progresin e kompanive drejt targetave ESG, i cili mbulon të gjithë “supply chain” dhe një algoritëm optimizimi portofoli automatik që mundet të modernizojë menaxhimin e portofoleve ESG për menaxherët globalë të aseteve që duan të ofrojnë të dyja, të ardhura financiare e impakt.

Në mars të vitit 2023, ConsciESG u përzgjodh të bashkohet me programin prestigjioz në SHBA, Fintech Sandbox, i cili lidh start-up-et më të premtueshme në rritje me rrjetin e tyre të madh të partnerëve të datave. Në bashkëpunim me partnerët e njohur të të dhënave në nivel global, Morningstar (kompania mëmë e Sustainalytics), Dow Jones dhe Factset, ConsciESG testoi performancën e modelit të tij të vlerësimit të progresit me 3000 firma globale të listuara në bursë. Rezultatet ishin shumë premtuese, duke vërtetuar potencialin e madh të modelit ConsciESG për të ofruar atë që quhet “the holy grail” në fushën e investimeve ESG, alfa.

Lexo edhe:Je student? Ja se si do të ndryshojë jeta juaj me startup-in e ri të Auloni Feraj!

Alfa është një tregues financiar i aftësisë së një portofoli për të tejkaluar referencat financiare të njohura. ConsciESG zbuloi se një portofol financiar i ndërtuar duke përzgjedhur 1% të kompanive më progresive sipas ConsciESG nga 3000 kompanitë aktuale në studim, ka tejkaluar referencën S&P 500, me një alfa prej +19%.

Bashkëthemelueset vijnë me një vizion të qartë për kompaninë që nga fillimi. ConsciESG duhej të ndërtohej për të mbiperformuar konkurrentët e tij globalë dhe dijet e fituara globalisht duhet të ktheheshin në rajonin tonë, për të ndihmuar kompanitë rajonale të shndërrohen në shembuj të qëndrueshmërisë globale, për të performuar mbi konkurrentët e tyre, për të fituar tregje më të mëdha edhe për të pasur ekspozim ndaj mundësive më të mira të investimeve, që mund të shndërrojnë komunitetin biznesor rajonal në një bastion të qëndrueshmërisë.

Aktualisht, ConsciESG është një partner i licencuar i Global Reporting Initiative (GRI), është duke finalizuar partneritetin e tij me EDCI (Iniciativa për Konvergjencën e të Dhënave ESG), një partneritet i hapur i kapitalit privat për raportimin dhe zbatimin ESG dhe është duke zhvilluar një seri modulesh trajnuese me Drejtoreshën e Programit të Masterit në Qëndrueshmërinë e Bizneseve te Georgetown University. Modulat janë duke u ndërtuar për të ofruar njohuri e zgjidhje praktike organeve qeverisës privat edhe publik në fushën ESG.

Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0