Concept Marketing Albania: “Bëhu egërsisht i suksesshëm”

Concept Marketing Albania: “Bëhu egërsisht i suksesshëm”


Me projekte ambicioze për të ardhmen Endri Nasufi, Mersin Gogla dhe Krismando Bisha janë tre të rinj, të cilët me idenë e tyre Concept Marketing Albania, fituan çmimin e parë në StartUp City.

Të specializuar në marketing dhe dizajn ata kanë punuar për kompani të suksesshme. Pas kësaj përvoje vendosën të themelojnë një agjensi marketingu, Concept Marketing Albania.

Për BusinessMag.al ata tregojnë se kjo agjenci operon me fushata marketingu nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit. Parimi i agjensisë është të ofrojë cilësi ndaj klientëve, si dhe një gamë sa më të gjerë shërbimesh në marketingun dixhital dhe atë tradicional.

Nën sloganin “Bëhu egërsisht i suksesshëm”, synojnë të ndihmojnë bizneset e vendit dhe të optimizojnë shitjet e tyre, me kosto sa më efektive.

Në konkurencë pikat e forta të kompanisë së marketingut janë:

  • Ofrimi i një gamë të gjërë dhe cilësore shërbimesh brenda një agjencie të vetme.
  • Shërbime të një cilësie ndërkombëtare me kosto më të ulët.

Për djemtë e Concept Marketing Albania, çdo gjë që ka të bëjë me marketingun, çdo linjë grafike, çdo framë i një videoje apo buton i një website, është një risi. Prandaj ata ofrojnë risi të vazhdueshme në fushën e tyre.

Familja dhe shoqëria e ngushtë kanë qenë të parët që kanë përqafuar dhe mbështetur idenë e tyre. Një nxitje të madhe morën nga Metropolitan Incubator.

Lexo: StartUp City shpall fituesit

Të pyetur rreth konkurencës në StartUp City, ata thonë: “Kaluam një eksperiencë të paharrueshme dhe shume të vlefshme për ne. Ne ishim të pranishëm në tre ditët e eventit, ku krijuam network me konkurrentët e tjerë. Idetë në Start Up City ishin të një niveli të lartë, ku do veçonim idenë e krijimit të portalit për studentët si dhe ideja për zhvillimin e punimeve artizanale me punime dore”.

Sipas tyre, eventet e startup-eve, janë një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të shpalosin idetë e tyre dhe që kërkojnë financim për zhvillimin e kësaj ideje. Objektiv i tyre është zgjerimi dhe avancimi i Concept Marketing Albania në Concept Marketing Ballkan.

“Think outside the box”. Vetëm duke menduar jashtë kutisë, duke sjellë risi të vogla por të vlefshme, mund të bëjmë shumë për veten dhe për këtë vend. Ky është mesazhi që tre të rinjtë e Concept Marketing Albania, Endri Nasufi, Mersin Gogla dhe Krismando Bisha kanë për të rinjtë me ide novative.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0