Companies Doing Good Forum: "Ekonomia e re - Bizneset që krijojnë vlera ekologjike, sociale dhe ekonomike" - Business Magazine Albania

Companies Doing Good Forum: “Ekonomia e re – Bizneset që krijojnë vlera ekologjike, sociale dhe ekonomike”


Më 10 Dhjetor, në Shkup, Maqedoni, organizohet forumi me titull “Ekonomia e re – Bizneset që krijojnë vlera ekologjike, sociale dhe ekonomike”.

The Companies Doing Good Forum është një format i integruar që ofron mundësi për lidhje dhe integrim optimal të kapaciteteve të subjekteve afariste, institucioneve dhe sipërmarrjeve sociale, përmes transferimit të njohurive në lidhje me metodologjitë e provuara globalisht që krijojnë ndryshime të qëndrueshme.

Qëllimi i Forumit është promovimi i sipërmarrjes sociale, zhvillimi ekonomik lokal, modele alternative të financimit për institucionet e shoqërisë civile dhe fuqizimi i personave në disavantazh, duke mbledhur së bashku më shumë se 100 përfaqësues të bizneseve, institucioneve relevante dhe sektorit qytetar nga pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor ku projekti GIZ SoRi është duke promovuar në mënyrë aktive qasjen e sipërmarrjes sociale.

CEED Albania, si pjesë e këtij projekti, u ofron mundësinë 4 sipërmarrësve për të mbuluar kostot kryesore:

– Pjesëmarrja në forum
– Kostoja e transportit
– 1 natë në hotel

Palëve të interesuara u kërkohet që të dërgojnë një email tek dguga@ceed-albania.org me të dhënat: Emër, mbiemër, emrin e kompanisë dhe fushën e operimit të kompanisë, deri në datën 5 Dhjetor 2018, ora 12:00.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0