“Qejfi paguhet” thonë, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë! Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, i cili organizohet për të katërtin vit radhazi në Tiranë, Colour Day Festival, vjen këtë vit me një risi: hyrja FALAS! Çka e bën atë një event jo fitimprurës!
Colour Day Festival është festa e të gjitha ngjyrave. Festa ku bëhen bashkë pasionantët, ëndërrimtarët, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. Të rinjtë cool, por edhe familjët cool; ata që gjatë javës vishen me kostum e kravatë dhe ata që rrinë me xhins; ata që kanë shumë miq dhe ata që janë vetmitarë, por që nuk i thonë jo argëtimit. Të dashuruarit dhe ata që janë në kërkim (e që pse jo, mund ta gjejnë në festival shpirtin binjak?!) Po! Colour Day Festival është për këdo! Dhe kjo e bën unik!
Siç e bën unik dhe fakti se artistët që performojnë në skenën e tij kanë pamjen më të bukur. Përfytyroni për një çast frymëzimin e dixhejëve, këngëtarëve dhe artistëve më në zë të momentit, kur përpara tyre zhvillohet një spektakël i vërtetë ngjyrash. Kjo do të thotë se kush vjen në sheshin “Nënë Tereza” në 20 maj, nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës, nuk është vetëm publik, por edhe artist njëkohësisht!
Colour Day Festival ka marrë ndër vite përmasa aq të mëdha e shpirtërore, saqë tashmë nuk i përket më vetëm organizatorëve, por vetë qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe trevave ku jetojnë shqiptarë. U përket atyre që bëhen bashkë aty ku ka festë dhe adrenalinë. Ku qejfi NUK paguhet dhe nuk ka të paguar!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.