Coinbase po lançon një kartë debiti bitcoin në Evropë

Coinbase po lançon një kartë debiti bitcoin në Europë


Një shkëmbim popullor kriptovalute po fillon. Një kartë Visa në Mbretërinë e Bashkuar që do t’i lejojë përdoruesit të paguajnë me bitcoin, ethereum dhe litecoin. Kompania Coinbase tha se karta e cila do të konvertojë monedhat  kripto në pound, mund të përdoret gjithashtu për të tërhequr paratë nga ATM-të. Ky aplikacion do të lejojë konsumatorët të vendosin se cila monedhë dixhitale duhet të përdoret. “Coinbase Card mbështet të gjitha mjetet që janë në dispozicion për të blerë dhe shitur në platformën Coinbase. Kjo do të thotë se ata mund të paguajnë për një vakt me bitcoin ose përdorin ethereum për të blerë biletat e trenit,”- tha Zeeshan Feroz, përfaqësues i Coinbase në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas kompanisë, kjo është karta e parë e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë shpejt  do të jetë funksionale edhe në vende të tjera europiane. Njoftimi vjen pikërisht në momentin kur çmimet bitcoin po dalin nga një rënie e gjatë. Bitcoin kaloi nivelin 5,000 dollarë për herë të parë këtë muaj, që nga nëntori.

Lexo:  Bitcoin nuk ka të ndalur, vlera e tij kalon 7000 dollarë

Ekspertët thonë se rritja e çmimit synon të tërheqë investitorë të rinj. Ajo mund të ketë një shtytje të mëtejshme, ndërsa kompanitë si Coinbase, duke u lejuar përdoruesve të kriptos t’i vendosin ato në kuletat dixhitale, e bën më të lehtë shpenzimin e monedhave dixhitale. Një kartë e ngjashme o hodh më parë në Shtetet e Bashkuara nga Shift Payments. Në Europë, pengesë mund të jetë kostoja e lartë . Ka një tarifë prej 2.49% për çdo transaksion në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shkon deri në 2.69% për transaksion diku tjetër në Europë, dhe 5.49% në vendet e mëtejshme. Shumica e kartave Visa të lëshuara nga bankat nuk ngarkojnë asnjë tarifë për transaksionet në tregun e tyre në vend.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0