Çmimi në energji elektrike presion për rritje

Çmimi në energji elektrike presion për rritje


Enti Rregullator i Energjisë (ERE), ka nisur shqyrtimi e planit të kompanive të prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë për investimet që do të bejnë vitin e ardhshëm, por njëkohësisht edhe për çmimin që ato planifikojnë të aplikojnë tek klientët.

ERE ka nisur seancat dëgjimore me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), i cili kërkon të aplikojë tarifë të re transmetimi për 2018-ën.

Në kërkesën e OST, ka katër variante të ndryshme ku parashikohen kosto potenciale të operatorit për shërbimet ndihmëse, koston e borxhit dhe humbjet në energji. Në tre variante, OST kërkon rritje të tarifës për transmetimin e energjisë me 0.47 lekë për kilovatorë. Ndërkohë në propozimin që nuk kërkon rritje direktë të çmimit, OST kërkon që humbjet në rrjet t’i mbulojë klienti.

Vitin e ardhshëm, në treg të lirë pritet të dalin dhjetëra sipërmarrje të mëdha, që furnizohen në 35 kilovolt dhe krahas çmimit të blerjes së energjisë, duhet të paguajnë edhe tarifat e transmetimit. Humbjet në sistem pritet të blihen nga tregu i parregulluar nga OST. Kostoja vjetore e këtyre humbjeve arrin në rreth 900 milionë lekë.

Në ditët në vijim ERE pritet të shqyrtojë edhe aplikimin e kompanisë së shpërndarjes. OSHEE, nuk ka aplikuar për rritje të drejtpërdrejtë të çmimit vitin e ardhshëm, por nëse miratohet kërkesa e saj, presionet për të paguar me shumë rriten. OSHEE ka kërkuar kategorizim të bizneseve të lidhura në nivele të ndryshme tensioni.

Vendimi përfundimtar i Entit Rregullator të Energjisë, pritet të vijë pasi Ministria e Energjisë të përcaktojë çmimin e prodhimit për kompaninë Elektro-energjitike Shqiptare (KESH). Nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit në prodhim, duke pasur parasysh vështirësitë e vitit që po lëmë pas, por edhe rrezikun e pritshëm vitin e ardhshëm.

Thatësirat ulën prodhimin këtë vit, duke detyruar kompanitë të importojnë mbi 120 milionë euro energji. Ndërkohë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ka theksuar në komisionet parlamentare, kur ka mbrojtur planin e investimeve në këtë sektor për 2018-ën, se prodhimi i energjisë është një ndër rreziqet e buxhetit vitin e ardhshëm, pasi vijimi i thatësirës, mund të detyrojë vendin të furnzohet me energji nga jashtë e madje me çmime të larta.

Pavarësisht nismave, vendi ynë vijon të ketë ende pak burime të tjera alternative për të prodhuar energji elektrike.

Lexoni:Me 300 ditë diell në vit dhe kapacitet 1500 MW, Shqipëria mund të përqendrohet tek ENERGJIA SOLARE!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0