Çmimi Kadare 2023, 10-mijë euro për fituesin - Business Magazine Albania

Çmimi Kadare 2023, 10-mijë euro për fituesin

Me mbledhjen e jurisë mori jetë zyrtarisht edhe konkursi për edicionin e tetë të Çmimit Letrar “Kadare”. Natasha Lako, Alfred Peza, gazetari  nga Shkupi Nazim Rashidi, Ermir Nika dhe Irena Myzeqari do të përzgjedhin veprën më të mirë në prozë për 2023. Fituesi do të shpallet në fund të muajit shkurt dhe  do t’i akordohet 10 mijë euro, ndërsa vepra do të botohet e promovohet nga UET PRESS.
Aplikimet për këtë edicion janë të hapura deri më 17 janar të vitit 2023, ku autorët e interesuar mund të dërgojnë 15 faqet e para të veprës në dorëshkrim dhe një përmbledhje të shkurtër të saj.

Juria do të përzgjedhë mes garuesve dhjetë më të mirët, që do të jenë edhe pretendentët për çmimin e madh. Ashtu si edhe në edicionet e kaluara, pritet që këtë vit interesi të jetë i madh.
Edicionin e kaluar, fituese u shpall shkrimtarja Vera Bekteshi me romanin e saj “Pusulla të Verdha”. Në fjalën përshëndetëse gjatë akordimit të Çmimit, ajo zbuloi se kishte konkurruar tri herë me tri vepra të ndryshme, derisa u shpall autorja fituese për 2022-shin. Shkrimtarja, e cila është shquar veçanërisht për librat me kujtime si “Vila me Dy Porta”, solli një roman mbi plagët e tranzicionit dhe njerëzit me aftësi ndryshe.

Të tjerë fitues të shquar të Çmimit Kadare kanë qenë Gani Mehmetaj dhe Musa Ramadani, nga Kosova, Rudolf Marku, Virgjil Muçi, Shkëlqim Çela e Loer Kume. Përgjatë viteve, në këtë konkurs kanë garuar edhe emra të tjerë të njohur si poetja Mimoza Ahmeti, shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo, publicisti Mustafa Nano, poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë.

Ky çmim, i cili mori edhe bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare, për të mbajtur emrin e tij, u ngrit si një projekt për promovimin e letërsisë shqipe e që të krijonte një traditë të gjatë. Po ashtu synimi i këtij çmimi është edhe nxitja e kritikës shqip. Po ashtu, gjatë tetë edicioneve është ruajtur edhe tradita e konkurrimit të veprave në prozë letrare, për t’i qëndruar besnik edhe emërtimit, në nder të shkrimtarit të madh shqiptar, i cili njihet në radhë të parë si romancier.

Ermir Nika, drejtori i botime UET PRES, merr pjesë në këtë juri për të dytin vit rradhazi.

Z.Nika ky është edicioni i dytë që ju merrni pjëse si anëtar jurie, cilat janë emocionet tuaja këtë vit?

Përballja me veten është përherë shumë e vështirë dhe e vërteta është që edhe këtë herë unë po përballem me veten. Çmimi Kadare është një ccmim që nuk fitohet lehtë kërkon një punë shumë të madhe. Nga aspekti im personal ndihem disa herë në përgjegjësi për të bërë të duhurën dhe më të mirën. Është një nga momentet që unë duhet të jem vërtet i ndershëm sepse ccmimi flet edhe pas dhënies së tij. Pra, shumë mirë i them një kolegu që nuk ka mundur të fitojë, Lexo vepren e atij që fitoi.
Por, mos harrojmë që në ktë fushë ku ne e nisëm udhën nuk kemi qënë kurrë vetem por me të tjerët, edhe ccmimet edhe disfatat do ti ndjamë me të tjerët.

Sa e kanë shqiptarët kulturën e ccmimit?
Dikur kanë qenë shumë emocional. Pra, nëse nuk e merr dikush e sheh sikur  nuk vlen si cmim. Por prap është prirja që cmimi do ta marrë njëri nga dhe nëse nuk e fitoj unë por dikush tjetër na takon të dyve. Nesër në botën e kërkimit shkencor do të shihen të gjitha veprat. Cmimi nuk do të thotë që edhe një libër tjetër nuk ishte i mire por ama një vepër e mirë dallon.
Në këtë pikë është historia e cila përligj cdo veprim të jurisë. Këtu fillon..

Cilat janë tipet apo karakteret të cilat i gjejmë si pjesëmarrës?
Unë kam njohur tipa të ndryshëm por kam gjithnjë detyrimin që ti shpjegoj apo t’iu tregoj cdo dileme që mund të kenë pasur.
Ka edhe një etikë profesionale që më jep detyrim të mbaj qëndrim. Unë jam pjesë e pesë anëtarëve, në fund ne e sjellim dikë në finale. Të gjitha natyrave të ndryshme që na vijnë kemi detyrimin etik t’iu shpjegojmë, pasi natyrat janë nga më të ndryshmet.
 Fitoret përkthejnë dy ekstreme, ata që fitojnë dhe entuziasmohen ose ata që humbin dhe nuk marrin pjesë më kurrë?

Janë të pashmangshme këto reagime sepse mendoj që nëse kalon ajo faza finale më pas zbresim me këmbë në tokë dhe shohim dy ekstremet. I kemi pasur të dyja aty. Ka autorë që rivijnë sërish dhe sjellin dorëshkrime sërish, ka dhe autorë që zgjedhin të protestojnë me veten duke mos ardhur sërish.

Shqiptarët janë kudo, a është këtë vit prioritet që të marrin pjesë edhe nga diaspora shqipfolëse?

Po është një iniciativë ne po qëndrojmë në pritje. Pjesëmarrja e tyre është pelegrinazh në tokën e shenjtë të gjuhës. Është fat i madh që të gjykosh për to. Për mua është emocion i madh për ata autorë dhe kudo tjetër. Asnjë autor nuk ka kushte as optimale dhe secili prej tyre e nisin nga zero. Është fat i madh që të gjykosh të rinjtë në një eopkë ku dishepujt e letërsisë shqipe nuk janë më. Unë e kam ndarë jetën me shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë të cilët i kanë dhënë shumë letrave shqipe.

Fjala “Dorëshkrim” është zgjedhur kaq rastësisht?

Jo absolutisht ne e kemi zgjedhur që të kemi mundësi të mos  e humbasim si fjalë dhe duhet patjetër ta fortifikojmë në këtë epokën moderne. Është një formë shumë e shenjtë sepse cdo vepër vjen nga një dorëshkrim. Ndaj u mbështetëm shume këtu pasi nëpërmjet dorëshkrimeve kanë dalë vepra të mëdha.

A ka pasur pjesëmarrje deri  në këtë fazë ku ndodhemi?

Unë mezi pres që në fund të ditës të shoh nëse më ka ardhur një sinjal në celuluar nga një libër i ri që mund të ketë mbërritur. Unë nxitoj ta hap si libër por nuk e lexoj shpejt. Dua kohën time për të lexuar dhe kjo më jep shumë emocion.
Megjithse do thoja që ndër vite kemi pasur shumë pjesemarrës dhe ata janë autorë dhe jo autore.

Cili është tipari që ke njohur tek vetja që prej momentit kur je bërë anëtar i jurisë?
Unë vetëgjykohem shpesh dhe kjo sa mund të jetë dicka e mirë mund të jetë edhe e dëmshme psikologjikisht. Megjithatë e kam menaxhuar sic duhet.

Cfarë është për ju Çmimi Kadare?

Është një mundësi e artë e cila i jep mundësine cdokujt për të lulëzuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0