Çmimet në Shqipëri janë sa 61% i mesatares europiane. Më të shtrenjtat në rajon - Business Magazine Albania

Çmimet në Shqipëri janë sa 61% i mesatares europiane. Më të shtrenjtat në rajon

Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frymë që është sa 32% e mesatares së Europës, sipas Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën), qytetarët e vendit duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve e pijeve dhe produkteve të tjera, si komunikimi dhe blerja e pajisjeve elektronike e përdorim shtëpiak.

Në Shqipëri, çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares europiane. Kjo është përqindja më e lartë nga vendet e rajonit pas Malit të Zi (69%), por ky i fundit kishte të ardhura sa 47% e mesatares Europiane, nga 32% që e ka këtë tregues Shqipëria. Më lirë çmimet janë në Turqi (40% e mesatares europiane), Maqedoni e Veriut (51.5), Bosnjë Hercegovinë (55.8), Serbi (59.9).

Kur vjen puna te ushqimet, për të cilat familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve në buxhetin e tyre (rreth 42%, nga 13% që është mesatarja e Bashkimit Europian), çmimet janë pothuajse njësoj si në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.

Lexo edhe: Inflacioni arrin 6.7% në muajin maj. Niveli më i lartë në 20 vite

Indeksi i Eurostat për ushqime, është sa 83% e mësatares europiane, më të shtrenjta edhe se në Mal të Zi (78.3), Ushqimet, në rajon, janë më të lirat në Maqedoninë e Veriut, me 61.4% të mesatares europiane.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari. Të shtrenjta në Shqipëri janë veshjet dhe këpucët, me rreth 96% të mesatares së BE-së.

Më lirë janë restorantet (46% e mesatares së BE-së). Më i shtrenjtë është komunikimi (108% e mesatares së BE-së).Më shtrenjtë nga të gjitha kushton blerja e pajisjeve shtëpiake (120%) dhe atyre elektronike (110%)Pajisjet personale të transportit janë më të shtrenjtat në rajon (86% e mesatares së BE-së).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0